Njoftim i rëndësishëm, Solidariteti
Solidaritet dhe mbështetje për çdo familje në këtë situatë të vështirë!
Shqipëria sot është në zi si pasojë e tërmetit shkatërrues, i cili preku vendin.
Bashkia Roskovec solidarizohet me dhimbjen e familjarëve për jetët e humbura nga kjo fatkeqësi natyrore !
Kryetarja e Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi shpreh ngushëllimet më të sinqerta .
Duket filluar prej ditës së sotme, të gjithë qytetarët dhe bizneset të cilët kanë mundësi të kontribuojnë sado pak për t’iu ardhur në ndihmë personave në nevojë , të dhurojnë veshëmbathje, batanije, ushqime të shportës…
Dhurimet mund të sillen pranë Qendrës KomunitareSociAL në qytetin e Roskovecit.
Për t’u ardhur në ndihmë të gjitha familjeve të dëmtuara nga tërmeti, Kryeministria ka vendosur në dispozicion disa llogari bankare.
Në këtë situatë të vështirë, cdo kontribut i juaj sado i vogël ka një vlerë mjaft të madhe.
Sot duhet të bëhemi bashkë më shumë se kurrë!