Vijon puna nga Ndërmarrja e Pastrim Gjelbërimit
Aktualisht, në të gjithë territorin e Bashkisë Roskovec, vazhdon puna për ofrimin e shërbimeve publike prej Ndërmarrjes së Pastrim Gjelbërimit.
Në Njësinë Administrative Strum, përkatësisht ne fshatin Suk 1, pranë lapidarit të ngritur në përkujtim dhe nderim të batalionit partizan “Tofik Lapani”, ka përfunduar sistemi i lulishtes, si dhe pastrimi total i ambienteve përreth tij.
Ndërkohë, në fshatin Arapaj, ka nisur mbushja dhe sistemimi i pjesës anësore të trotuarit.
Për Ndërmarrjen e Pastrim Gjelbërimit puna do të vazhdoj me po të njejtat ritme pavarësisht temperaturave të larta të stinës, duke garantuar një shërbim cilësor për çdo banorë të komunitetit.
#NdërmarrjaePastrimGjelbërimit
#Shërbimepublikedhepunëcilësore
#Punavazhdon[lsvr_gallery images=”10814,10815,10816,10817″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]
0 Comments