Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Të dhëna gjeografike

ROSKOVECI –  PANORAMË E PËRGJITHSHME

Pozita gjeografike

Roskoveci dhe zona përreth ka qënë qendër e banuar e hershme si një vendbanim i ndodhur ndërmjet dy prej qyteteve që i përkasin qytetërimit të lashtë (Berat dhe Bylis), si dhe pikë fundore e një prej degëzimeve të rrugës Egnatia.
Bashkia e Roskovecit kufizohet në veri dhe perëndim me Bashkinë Lushnjë, në jug me Bashkinë Mallakastër, në lindje me Bashkinë Ura Vajgurore, ndërsa në perëndim me Bashkinë Patos.
Vargjet kodrinore me lartësi më të madhe (mbi 250 m) ndodhen në pjesën lindore,
ndersa ato me lartësi mesatare (100-150 m)  ndodhet në të dy anët e rrugës Berat-Fier, ose anasjelltas dhe rruga me gjuhën popullore quhet  “kufiri midis Myzeqesë dhe Mallakastrës “.
Një herë lokalitet, një herë komunë, pastaj rreth e më pas qytet . Një herë nën juridiksionin e Fierit dhe disa herë nën atë të Beratit, Roskoveci shpesh bëhej “mollë sherri” midis dy qarqeve, midis dy prefekturave.

Facebook
Facebook