Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Tag: Ujësjellës-Kanalizime SH.A Roskovec

UJE I PIJSHEM 24 ORE

Shumë vite të lëna pas dore, pa pasur asnjë investim duke lënë banorët e fshatit Luar të Njësisë Administrative Kuman në mëshirë të fatit pa pasur gjënë më minimale të jetesës, UJIN.
Së shpejti shqetësimet e këtyre banorëve do të marrin fund.Prej ditësh ka nisur puna për zëvendësimin e linjave ekzistuese pothuajse jashtë funksionit të tyre primar me linja të reja, vendosjen e kasetave dhe matësave të rinj.
[lsvr_gallery images=”3749,3750,3751,3752″ items_per_row=”2″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Një fillim i mbarë për të gjithë ne…

Në ambjentet e Pallatit të Kulturës, më datë 17.10.2016, në prani të nënkrytarit të Bashkisë Roskovec z. Isa Hoxha, u bë prezantimi i administratorit të Ujësjellës- Kanalizime SH.A Roskovec z. Admirand Stani. Administratori pasi falenderoi për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin, bëri prezantimin e detyrave dhe përgjegjësive që çdo punonjës i kësaj Shoqërie Aksionere (SH. A) duhet të ketë.
Kishte ardhur koha që edhe banorët e Bashkisë Roskovec të kenë më tepër mundësi dhe më pak kosto. Me zyrat e reja çdo qytetar mund të marrë informacionin e duhur pa i’u dashur të shkojë gjëkundi.
Të pranishëm ishin edhe Drejtoresha Juridike znj. Evisa Mustafaj, znj. Matilda Gishti Drejtoresha Ekonomike e Ujësjellsit dhe z. Burhan Bishani Përgjegjës Sektori në këtë shoqëri, të cilët i’u përgjigjën dhe dhanë sqarimet e duhura për çdo pyetje dhe shqetësim që ata kishin.
I urojmë suksese stafit drejtues dhe punonjësve të Ujësjellës – Kanalizime SH.A.Roskovec.
[lsvr_gallery images=”3375,3376,3377,3378,3379″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook