Sapuni Organik Roskoveci
Prespektivë e re për zhvillimin ekonomiko-turistik të Roskovecit.✅
U zhvillua ditën e sotme, pranë Pallatit të Kulturës, aktiviteti zyrtar i hapjes së projektit “Sapuni Organik Roskovec”. Ky projekt vjen në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me partner Bashkinë Roskovec dhe organizata zbatuese Social Development Investment (SDI).
Qellimi i projektit është prodhimi i sapunit organik nga mbetjet e vajit të ullirit.
Në panelin drejtues ishin Kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda Bufi, përfaqësues të programit ReLOaD zj. Eglantina Gollaj dhe përfaqësues të organizatës zbatuese zj. Iris Kuqi, z. Elie Mazloum dhe zj. Armida Alikaj.
Të ftuar ishin të gjithë fermerët e zonës, të cilët janë përfitues të drejtëpërdrejtë nga ky projekt.
Janë të lutur të gjithë ata fermerë dhe jo vetëm, të cilët janë të interesuar për tu bërë pjesë e këtij projekti, të drejtohen pranë Këndit të BE-së, Bashkia Roskovec.
#SapuniOrganikRoskoveci
[lsvr_gallery images=”8781,8782,8783,8784,8785,8786,8787,8788,8789,8790,8791,8792″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]