Pallati i Kulturës
Pallati i Kulturës e ka filluar veprimtarinë e tij rreth viteve 1964-1966. Ateherë ai quhej edhe Kino-Klubi i Roskovecit. Në këtë institucion kryente veprimtarinë e saj kinemaja e qytetit ku shfaqeshin filma sipas një programi të detajuar. Salla përdorej edhe për shfaqje të tjera artistike apo edhe për festivale zonale. Në ato vite dhe në vijim u bënë të njohur sazet e qytetit, grupi i këngës popullore myzeqare etj.
Me zgjerimin e aktiviteteve në bashkëpunim edhe me shkollat në Pallatin e Kulturës zhvilloheshin konkurse të fjalës artistike, të zërave të bukur etj.
Në Pallatin e Kulturës kishte një bibliotekë të pasur. Pas rikunstruksionit biblioteka ka kaluar në katin e dytë. këtë institucion zhvillon veprimtarinë edhe Këshilli Bashkiak i Roskovecit që ka sallën e tij.