NJOFTIM PUBLIK

Njoftohen të gjithë qytetarët e Bashkisë Roskovec se ditën e premte , ora 13:00, në Pallatin e Kulturës Roskovec, do të zhvillohet degjesë dhe konsultim publik për prezantimin e planit të investimeve dhe të paketës fiskale të Bashkisë Roskovec, për vitin 2017.
Lutemi për pjesëmarrjen tuaj!
Bashkia Roskovec , ka detyrimin të marrë në konsideratë idetë dhe mendimet tuaja për zhvillimin e qytetit tonë.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin!

Unë zgjedh të jetoj pa dhunë

Më datë, 25.11.2016, ora 13:30, në ambientet e Pallatit të Kulturës, organizohet takim sensibilizues kundër dhunës ndaj gruas, nën sloganin “ Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”. Ky aktivitet organizohet nga Bashkia Roskovec dhe Organizata “ Gruaja, Komuniteti,Mjedisi”. Le të bashkohemi për një shoqëri më të mirë pa dhunë!
Ju ftojmë të gjithë të bëheni pjesë!

MBLEDHJE KESHILLIT BASHKIAK

Ju njoftojmë se ditën e Premte, datë 25.11.2016 ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak, janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!