Batalioni Partizan

Ditën e enjte, më datë 25 gusht 2016, ora 10oo në fshatin Suk do të përkujtohet dita e formimit të batalionit partizan “Tefik lapani”. Ftohen për të marrë pjesë pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, të veteranëve të lanc, banorë etj. Festimi i kësaj dite ka qenë në traditën e zonës së Roskovecit prandaj dhe këtë vit le ta ruajme dhe ta trashëgojmë këtë traditë.

Fëmijët jetim

Ditën e mërkurë datë 24 gusht 2016, ora 10oo shoqata “3 dhjetori” fton të gjithë fëmijët jetim të paraqiten në mjediset e pallatit të kulturës roskovec për të bërë një riorganizim dhe identifikim të fëmijëve të kësaj kategorie.

Detyrimet e pashlyera

Bashkia Roskovec njofton të gjithë tatimpaguesit e bashkisë Roskovec që kanë detyrime të pashlyera për periudhën 2011-2016 se kësh. Bashkisë me vendim nr. 38, datë 24.06.2016 vendosi:
1. Ulje në masën 30 për qind të taksës së tokës bujqësore deri në dt. 31.08.2016
2. Uljen në masën 30 për qind të taksës së ndërtesës për familjarët deri në dt. 31.08.2016
3. Uljen në masën 30 për qind të taksës së ndërtesës për bizneset (2011-2015) deri më dt. 31.08.2016.
4. Për bizneset që nuk arkëtojnë deri në dt. 31. 08.2016 detyrimi dhe debia do të paguhet plus 10 për qind të vlerës totale.

Analizë e punës 1-vjeçare

Ditën e premte më datë 15 korrik 2016, ora 10.oo në Pallatin e Kulturës do të zhvillohet analiza e punës 1-vjeçare e Bashkisë Roskovec. Në këtë analizë do të raportojnë të gjitha drejtoritë. Jeni të ftuar të merrni pjesë e të shprehni mendimet tuaja.

Futboll

Ditën e premte datë 1 korrik, ora 18.oo në fushën e Roskovecit zhvillohet ndeshja e futbollit midis Kurjanit dhe Kumanit. Ky takim mbyll fazën e ndeshjeve direkte për t’ia lënë radhën takimit final më datë 24 korrik, që siç dihet do të zhvillohet midis ekipit që zë vendin e parë dhe ekipit që zë vendin e dytë.