Thirrja e III-të për projekt Propozime ReLOaD- Bashkia Roskovec

Për të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile.

Në kuadër të shpalljes së Thirrjes së III -të për projekt- propozime të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), Bashkia Roskovec ka kënaqësinë t’ju ftojë të bëheni pjesë e një takimi për përcaktimin e prioriteteve për Thirrjen e III-të për projekt propozime që do të shpallet në Mars 2020.
Ky aktivitet organizohet me datë 19 Shkurt 2020, në orën 11:30 , pranë Qendrës Social Komunitare Roskovec.
Në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile do të përcaktojmë fushat prioritare si dhe do të përzgjedhim përfaqësuesin e shoqërisë civile si anëtar të komisionit të vlerësimit të projekt propozimeve.
Jeni të lutur të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj brenda datës 17 Shkurt 2020 në adresën e e-mailit everina.tafa@bashkiaroskovec.gov.al.
Ju ftojmë të jepni kontributin tuaj në këtë takim.
#ReLOaD
#UNDP
#BashkiaRoskovec

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Në mbështetje të ligjit Nr.139/2015”Për  VetëqeverisjenVendore”,Neni 17,53 i tij,njoftoheni se ditën e Premte datë24.01.2020,ora 1500, te salla e mbledhjeve të këshillit ,organizohet mbledhja e Këshillit Bashkiak,mbledhje e radhës, me rend dite :

1. Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Dhjetor 2019.
2. Mbi miratimin e mandatit të anëtarit të Këshillit të Bashkisë Roskovec.
3. Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në6% për periudhën 1-31 Dhjetor 2019.
4. Për miratimin e kritereve për familjet në nevojë që do të trajtohen me Ndihmë Ekonomike,nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për bllok-ndihmën për vitin 2020.
5. Për një ndryshim në VKB Nr.116 datë 20.12.2019 “Për miratimin e buxhetit,numrit maksimal të punonjësve të bashkisë dhe ndërmarrjeve vartëse si dhe niveli maksimal i pagave për vitin 2020”.
6. Për ndryshim të Buxhetit 2020 nga zbatimi i projektit “Forcimi i mekanizmit të kordinuar të referimit të rasteve të dhunës në familje në Bashkinë Roskovec” me financim të UNDP-së
7. Për një ndryshim në Vendimin Nr.105 datë 22.11.2019 “Për miratimin e Paketës Fiskale për vitin 2020”.
8. Për miratimin e listës së inventarit të pronave pyje/kullota që transferohen në pronësi të Bashkisë Roskovec.
9. Për një shtesë të listës së inventarit,miratuar me VKM Nr.1210 datë 11.12.2009 “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore,në Komunën Kuman,të Qarkut të Fierit”
10. Për një ndryshim në listën e inventarit,miratuar me VKM Nr.770 datë 24.09.2010 “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike,shtetërore që transferohen në pronësi ose në përdorim të Bashkisë Roskovec,të Qarkut të Fierit”.
11. Informacion mbi vendimin për miratimin e tarifave të shërbimit të furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura për shoqërinë Ujësjellës-Kanalizime Sh.A Roskovec.
12. Informacion drejtuar Këshillit nga Ujësjellës-Kanalizime Sh.A Roskovec.
13. Të ndryshme.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Të nderuar qytetarë,
Në zbatim të nenit 48 të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” , Ju njoftojmë se ditën e premte, datë 20.12.2019 , ora 13.00, pranë sallës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të zhvillohet mbledhja e fundit  e këshillit të Bashkisë Roskovec për vitin 2019.

Ju ftojmë të bëheni pjesë.
#MbledhjaeKëshillitBashkiak
#BashkiaRoskovec