Njoftim për të gjithë studentët
Për të gjithë studentët!
Njoftojmë të gjithë studentët e arsimit universitar në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik viti i I (parë),
Në bazë të VKM Nr.39 datë 23.01.2019 “Për disa ndryshime në Vendimin Nr.903 datë 21.12.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore, për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë” të ndryshuar, në rast se doni të aplikoni për një nga bursat e shtetit sipas kritereve që përcaktohen në VKM Nr.39, duhet të paraqiteni pranë sekretarive të universiteteve të bëni kërkesë dhe të aplikoni për bursë.
Lutemi që të gjithë ata persona që lexojnë këtë postim, të informojnë studentët që njohin ose të afërmit e tyre, në mënyrë që të kenë mundësinë për të aplikuar dhe fituar.
0 Comments