Sot më datë 4 mars 2016 në Pallatin e Kulturës Roskovec, nën kujdesin e drejtpërdrejt të kryetares së Bashkisë zj. Majlinda BUFI u zhvillua një koncert festiv për nder të mësuesve veteranë. Para koncertit mësuesit u mblodhën e kujtuan vitet kur punonin në frontin e vështirë por të bukur të arsimit.
Pas përshëndetjeve të rastit nga zj. Majlinda Bufi dhe Drejtori I Arsimit në Fier z. Shkëlqim Allkaj, në videoprojektor u shfaqën momentet e bukura nga filmat shqiptarë për patriotët dhe mësuesit e palodhur. Moderatorja e talentuar Stelina Hajdaraga e drejtoi si profesioniste koncertin. Fëmijët e kopshtit në Roskovec, nxënës të shkollës “Alush Grepcka” , gjimnazit “Adem Vrapi”, të shkollave jopublike të gjuhëve të huaja dhe “Goja e Artë” paraqitën numrat e tyre të punuara me seriozitet. Spikati me zërin e saj këngëtarja Erolina Hajdini, valltaret e shkollës Marinëz, violinisti Redi Zoga i shkollës Suk -2.
Për përgatitjen e këtij koncerti një falenderim i veçantë u takon udhëheqësve artistikë të shkollave pjesëmarrëse. Edhe këto foto përcjellin emocionet e koncertit.

 

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).