Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Dita Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave.

25 Nëntori, Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave shënon çeljen e Fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.
Bashkia Roskovec i bashkohet kësaj fushate duke vendosur në hyrje të godinës së bashkisë së re një fjongo simbolike në ngjyrë portokalli dhe hapjen e një ekspozite në sheshin qëndror të bashkisë , ku janë prezantuar punime artistike, piktura dhe ese nga nxënësit e shkollave të Roskovecit.
Qytetarët kureshtarë vizituan ekspozitën e cila do të qëndrojë e hapur 🔛 gjatë 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, duke përcjell mesazhe për një të ardhme pa dhunë dhe pabarazi.
Çdo grua dhe çdo vajzë ka të drejtën për një jetë pa dhunë. Për t’i dhënë fund kësaj shkelje të madhe të të drejtave të njeriut që kufizon përparimin tonë në shumë mënyra, le të bashkohemi të gjithë së bashku dhe të mos lëmë askënd pas dhe të shtojmë veprimin tonë kolektiv për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në Roskovec.
#DËGJOBESOMBËSHTET
#BashkiaRoskovec
#Bashkohudheti
#Botaportokalli
#Orangetheworld
#Ministriaeshëndetësisdhembrojtjessociale
#edlirapapavangjeli[lsvr_gallery images=”11826,11827,11828,11829″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
Facebook
Facebook
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x