Biblioteka Publike Roskovec

Në mjediset e  Pallatit te Kulturës  Roskovec, lexuesit dhe dashamirësit e librit, mund të gjejnë një kënd  të  dedikuar  tërësisht kësaj pjesë të komunitetit. “ Biblioteka Publike Roskovec”, edhe pse modeste, mirëpret   cdo ditë një numër të konsiderueshëm lexuesish. Fillesat e kësaj Biblioteke datojnë diku rreth viteve 1962-1964, kurse në vitet 1970-1985 numri i librave arriti në rreth 10 mijë copë. Gjatë  periudhës së tranzicionit shumë prej librave  humbën, pjesa tjetër u dëmtua. Në vitet e fundit, ka patur përpjekje për të investuar dhe për ta pasuruar me prurje të reja edhe pse i mbetemi besnik fjalës modeste.

Vitin e kaluar në bashkëpunim edhe me Shkollën e Gjuhëve të Huaja u shpalos aksioni kulturor “Dhuro një libër-hap një dritare”. Vetëm gjatë një koncerti u dhuruan rreth 175 libra. Ndërsa në koncertin me rastin e 7-Marsit vetëm shtëpia botuese “Neraida” me president Jani Malo dhuroi 180 libra. Ky  aksion është i hapur dhe vazhdojnë të vijnë libra të tjerë.

Në  ambientet e Bibliotekës, mund të gjeni një  kënd leximi për të gjithë ata që duan të kalojnë disa orë në shoqërinë e librit dhe larg  rutinës  së përditshmërisë. Në raftet e bibliotekës  do të gjeni një larmi librash me tema  të ndryshme si: sociale, edukative, informuese, argëtuese… Gjithashtu letërsi të  huaj dhe shqiptare, nga autorë të mirënjohur dhe letrarë të rinj. Një kënd i  është dedikuar letërsisë për fëmijë, në gjuhën shqipe dhe angleze, fjalorë të gjuhës  italiane  dhe angleze të cilat mund të përdoren gjatë leximit në ambientet e bibliotekës. Nje kënd i është dedikuar tëresisht krijuesve roskovecarë, për t’i  inkurajuar dhe për të vënë në pah vlerat e zonës sonë. Risia dhe ajo që  Drejtoria e Kulturës, Arsimit dhe Sportit synon është :“ Promovimi i letrarëve të rinj dhe krijimi i një mini-vitrine për krijuesit  e zonës sonë”

Gjatë periudhës prill-qershor, pranë ambienteve te bibliotekës jan organizuar një sërë aktivitetesh si:

  • Në 3-mujorin e fundit të vitit 2016 u zhvillua një promovim i profilit të shkrimtarit Mihal Krimçe dhe krijimtarisë së tij.
  • Promovimi i një prej letrareve më të reja të qytetit tonë, Stelina Myftarago me botimin e saj të parë “Korcarja e vogël”.
  • Në Pallatin e Kulturës po i jepet një rëndësi e veçantë talenteve të reja, nga të cilët mund të  përmenden, : Nikita Kola (fituese e brezit të zi në artet marciale,karate); Bleona Sinaj (një prej zërave më të rinj  dhe premtues të qytetit tonë); Ana Kuqo (e apasionuar pas artit dhe letëresisë, një aktore e ardhshme);  Puna e palodhur e  gazetarëve të rinj të shkollës 9 vjecare “ Sabri Refiti” Ngjeqar, u kurorëzua me publikimin e gazetës së pare “ Mimoza”. Ishte një kënaqësi e pamasë të shihje se si këta të rinj i përkushtohen me kaq shumë dashuri pasioneve të tyre.
  • Një prej aktiviteteve me te fundit ishte “ Klubi i lexuesve” në bashkëpunim me OSBE dhe koordinatore Ronada Hoxha. Evidentimi, përzgjedhja dhe trajnimi i tërinjve të apasionuar pas letërsisë ishte një prej temave kyç të këtij aktiviteti.

Për t’u regjistruar si anëtar biblioteke   nevojitet: një çeritifikatë personale, një fotografi me përmasa 40mm x 40mm  dhe një mënyrë kontaktimi . Punonjëse e bibliotekës është znj. Eralda Duraj.

Ejani në shtëpinë tonë të përbashkët!
Jeni të mirëpritur!

Kartela e lexuesit