Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Arsimi, Arti dhe Sportet

Sektori i Arsimit e Sportit  në Bashkinë Roskovec  iu bashkua Drejtorisë së Artit e Kulturës  në muajin shkurt 2016. Në vartësi të drejtpërdrejtë janë 16 kopshte të inkuadruar brenda në shkollat e fshatrave, kurse në Roskovec është një kopsht i veçuar me të gjithë grupmoshat. Gjithashtu ndjekim edhe kushtet e infrastrukturës në të gjithë shkollat.  Në këtë sektor përfshihen 2 shkolla të mesme të përgjithshme publike dhe 1 jopublike si  dhe 14 shkolla 9-vjeçare. Këto shkolla ndodhen:
NJËSIA ADMINISTRATIVE ROSKOVEC: Shkolla e mesme ” Adem Vrapi” , shkolla 9-vjeçare ” Alush Grepcka” dhe  kopshti.
NJËSIA ADMINISTRATIVE KURJAN:  Shkolla Mesme e Bashkuar  Vlosh,  shkolla 9-vjeçare  Mbërs,  shkolla  vartëse 9-vjeçare  Ngjeqar,  shkolla 9-vjeçare dhe kopshtet të cilët ndodhen brenda mjediseve të shkollës.
NJËSIA ADMINISTRATIVE KUMAN:  Shkolla  9-vjeçare Luar,  shkolla 9-vjeçare Marinëz, shkolla 9-vjeçare Vidhisht, shkolla 9-vjecare dhe kopshtet të cilët ndodhen brenda mjediseve të shkollës.
NJËSIA ADMINISTRATIVE STRUM:  Shkolla 9-vjeçare Suk1,  shkolla 9-vjeçare Agaçaj, shkolla 9-vjeçare vartëse Arapaj, shkolla 9-vjeçare vartëse Suk2, shkolla 9-vjeçare Velmish, shkolla 9-vjeçare dhe kopshtet të cilët ndodhen brenda mjediseve të shkollës.
Muajt e fundit bashkia ka marrë masa për të rregulluar mjediset e shkollave si lulishtet, ku u vendosën  stola u mbollën lule. Gjithashtu është marrë vendim për sigurimin e tualeteve dhe ndërhyrjet për rregullimin e atyre funksionale. Shkollat kanë zhvilluar shumë aktivitete kulturore  dhe sportive. Drejtoria e Kulturës, Arsimit dhe Sportit ndjek këto veprimtari, harton dhe kordinon punën me drejtoritë e shkollave si dhe organizon veprimtari të përbashkëta. Synimi i këtyre aktiviteteve është të gjallërojë jetën kulturore-sportive dhe të evidentojë talentet që dalin dhe që kanë nevojë për t’u mbështetur.
Përgjegjësi i  sektorit të Arsimit dhe Shëndetësisë është znj. Eralda Duraj.

Facebook
Facebook