Arsimi, Arti dhe Sportet
Sektori i Arsimit e Sportit në Bashkinë Roskovec iu bashkua Drejtorisë së Artit e Kulturës në muajin shkurt 2016. Në vartësi të drejtpërdrejtë janë 16 kopshte të inkuadruar brenda në shkollat e fshatrave, kurse në Roskovec është një kopsht i veçuar me të gjithë grupmoshat. Gjithashtu ndjekim edhe kushtet e infrastrukturës në të gjithë shkollat. Në këtë sektor përfshihen 2 shkolla të mesme të përgjithshme publike dhe 1 jopublike si dhe 14 shkolla 9-vjeçare. Këto shkolla ndodhen:
NJËSIA ADMINISTRATIVE ROSKOVEC: Shkolla e mesme ” Adem Vrapi” , shkolla 9-vjeçare ” Alush Grepcka” dhe kopshti.
NJËSIA ADMINISTRATIVE KURJAN: Shkolla Mesme e Bashkuar Vlosh, shkolla 9-vjeçare Mbërs, shkolla vartëse 9-vjeçare Ngjeqar, shkolla 9-vjeçare dhe kopshtet të cilët ndodhen brenda mjediseve të shkollës.
NJËSIA ADMINISTRATIVE KUMAN: Shkolla 9-vjeçare Luar, shkolla 9-vjeçare Marinëz, shkolla 9-vjeçare Vidhisht, shkolla 9-vjecare dhe kopshtet të cilët ndodhen brenda mjediseve të shkollës.
NJËSIA ADMINISTRATIVE STRUM: Shkolla 9-vjeçare Suk1, shkolla 9-vjeçare Agaçaj, shkolla 9-vjeçare vartëse Arapaj, shkolla 9-vjeçare vartëse Suk2, shkolla 9-vjeçare Velmish, shkolla 9-vjeçare dhe kopshtet të cilët ndodhen brenda mjediseve të shkollës.
Muajt e fundit bashkia ka marrë masa për të rregulluar mjediset e shkollave si lulishtet, ku u vendosën stola u mbollën lule. Gjithashtu është marrë vendim për sigurimin e tualeteve dhe ndërhyrjet për rregullimin e atyre funksionale. Shkollat kanë zhvilluar shumë aktivitete kulturore dhe sportive. Drejtoria e Kulturës, Arsimit dhe Sportit ndjek këto veprimtari, harton dhe kordinon punën me drejtoritë e shkollave si dhe organizon veprimtari të përbashkëta. Synimi i këtyre aktiviteteve është të gjallërojë jetën kulturore-sportive dhe të evidentojë talentet që dalin dhe që kanë nevojë për t’u mbështetur.
Përgjegjësi i sektorit të Arsimit dhe Shëndetësisë është znj. Eralda Duraj.