Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

THIRRJE PUBLIKE PËR PROJEKT PROPOZIME NGA GRATË SIPËRMARRËSE

BASHKIA ROSKOVEC SHPALL:

THIRRJE PUBLIKE PËR PROJEKT PROPOZIME NGA GRATË SIPËRMARRËSE

Qëllimi i kësaj thirrje është të mbështesë gratë sipërmarrëse, banore të Bashkisë Roskovec, të cilat:
1. Kanë një biznes dhe duan ta zhvillojnë atë ose
2. Kanë një ide biznesi që duan ta realizojnë.

Bashkia Roskovec fton të gjitha gratë e interesuara në Roskovec që të paraqesin projekt-propozime që adresojnë prioritetin e mëposhtëm të Bashkisë Roskovec:

“Fuqizimi ekonomik e social i grave nëpërmjet hapjes së bizneseve të reja apo zhvillimit të një biznesi ekzistues që drejtohet nga gratë”

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 100.000 Lek deri 300.000 Lek.

Individët/bizneset lejohen që të dorëzojnë më shumë se një projekt propozim në rast se aplikimet janë në bashkëpunim më individë të tjerë.

Bashkia rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet që ka në dispozicion në rast se projekt-propozimet e paraqitura nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara. Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë nga 4 deri në 8 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga Dhjetori 2018 deri në Korrik 2019.

PËRSHTATSHMËRIA/ PRANUESHMËRIA:
Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha gratë banore të regjistruara të bashkisë Roskovec. Të gjitha gratë e interesuara mund të gjejnë informata të hollësishme rreth kushteve për aplikim si dhe për kriteret për financimin e projekteve në Udhëzimin për Aplikantët, që është pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

DOKUMENTACIONI:

Dokumentacioni i aplikimit për thirrjen publike të Bashkisë Roskovec do të jetë i disponueshëm nga 19 Tetor 2018. Dokumentacionin mund të tërhiqet në mënyrat si më poshtë:
– Pas dërgimit të një kërkese me e-mail në adresën info@bashkiaroskovec.gov.al ku duhet ta citoni emrin e personit tëinteresuar
– Duke u paraqitur personalisht në zyrën “Këndi i BE-së”, kati I, Bashkia Roskovec.
– Të shkarkoni në version elektronik paketën eaplikimit që gjendet edhe në web-faqen zyrtare të Bashkisë Roskovec www.bashkiaroskovec.gov.al

Sesionet informuese (ditët e hapura) lidhur me këtë Thirrje do të mbahet në Bashkinë Roskovec me datën 1 Nëntor 2018, ora 10:00 pranë Qëndrës Social Komunitare Roskovec.

Pyetje rreth thirrjes publike mund të behën përmes adresës së e-mail-it info@bashkiaroskovec.gov.al , duke iu referuar thirrjes publike. Pyetjet mund të dërgohen deri me 05/11/2018, ndërsa përgjigjet do të jepen me shkrim brenda 3 ditëve pune që nga data e pranimit të pyetjeve përkatëse.

DORËZIMI I APLIKIMEVE:
Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në dy (2) kopje të shtypura të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar referenca e thirrjes publike, përmes postës zyrtare apo personalisht, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 08:00 deri ora 16:00, në adresat në vijim:

Bashkia Roskovec

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 16/11/2018 , ora 16:00. Aplikimet e dorëzuara pas këtij afati do të merren parasysh vetëm nëse vula postare tregon se data dhe koha e dërgimit ka qenë para mbylljes së afatit zyrtar. Pjesa e jashtme e zarfit duhet të përmbajë titullin e thirrjes publike, emrin dhe adresën e plotë të kandidatit, emrin e plotë të projektit dhe mbishkrimin “Të mos hapet përpara hapjes zyrtare.” Formulari për regjistrimin e dokumentacionit të pranuar lëshohet nga përfaqësuesi i bashkisë. Të gjithë aplikantët që kanë paraqitur propozime, pavarësisht nëse pranohen ose jo, njoftohen me shkrim për vendimin e marrë për projekt-propozimin e tyre brenda 30 ditësh nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të publikohen në faqen e internetit të bashkisë www.bashkiaroskovec.gov.al, në tabelën e njoftimeve të bashkisë.

Shkarko

Shkarko

Shkarko

Shkarko

Facebook
Facebook