Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

TAKIMI I PËRBASHKËT MENTORUES ME GRANTMARRËSIT – NJË HAP I RËNDËSISHËM DREJT QËNDRUESHMËRISË SË BIZNESEVE LOKALE

 27 Maj 2025 |  Bashkia Roskovec

Bashkia Roskovec, në bashkëpunim me organizatën SCiDEV, organizoi me sukses takimin e përbashkët mentorues me 11 përfituesit e granteve në kuadër të programit për zhvillim ekonomik lokal dhe nxitje të sipërmarrjes.

Qëllimi i aktivitetit: vlerësimi i progresit të bizneseve të mbështetura përmes granteve, identifikimin e sfidave që ato hasin gjatë zbatimit të ideve të tyre dhe ofrimin e këshillave praktike për forcimin e qëndrueshmërisë dhe mundësive të zgjerimit.

Eksperti i SCiDEV, z.Erjon Curraj, udhëhoqi sesionet tematike mbi:

Progresin dhe sfidat e granteve

Gjenerimin financiar

Qëndrueshmërinë dhe zgjerimin e bizneseve

Takimi u zhvillua në prani të përfaqësueseve të grupit të dedikuar për grantet pranë Bashkisë Roskovec:

Znj. Delina Hoxha, Sekretare e Përgjithshme dhe znj. Orgesa Goga, Drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik
të cilat kanë ndjekur nga afër çdo hap të procesit të granteve të vogla – nga faza e aplikimit, vlerësimi dhe përzgjedhja, deri tek zbatimi dhe monitorimi.

Rezultatet:

Takimi u vlerësua si shumë i dobishëm nga pjesëmarrësit, të cilët përfituan këshillim të drejtpërdrejtë, shkëmbim përvojash dhe ide konkrete për përmirësim të menaxhimit të bizneseve të tyre.

#ZhvillimEkonomik #GrantRoskovec #SipërmarrjeLokale #SCiDEV #BashkiaRoskovec #Qëndrueshmëri

Projekti zbatohet nga Bashkia e Roskovecit në partneritet me SCiDEV dhe bashkëfinansuar nga Bashkimi Europian