Si të paguash një gjobë
Banorët e qytetit të Roskovecit duhet të paguajnë tarifat e mëposhtëme brenda datës 20 Prill:
- Tarifa e Pastrimit: 1000 Lekë;
- Tarifa e Gjelbërimit: 200 Lekë;
- Tarifa e Ndriçimit: 400 Lekë;
- Taksa për Ndërtesa Banimi:
- Ndërtuar para vitit 1993: 10 Lekë/m2;
- Ndërtuar mbas vitit 1993: 12 Lekë/m2.
Taksat e mësipërme paguhen pranë Arkës së Rajonit përkatës, që ndodhet në të njëjtën godinë si dhe Rajoni, dhe është e hapur prej ditës së Hënë deri të Premten, prej orës 08:00-16:00. Ju lutemi të keni me vete librezën e taksave si dhe një dokument identifikimi.
Taksa apo tarifa të tjera që i paguhen Bashkisë Roskovec përfshijnë:
- Taksa për Rregjistrimin e Përvitshëm të Automjeteve
- Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë
- Taksa për Kalimin e të Drejtës së Pronësisë
- Taksa e Tabelës
- Taksa e Fjetjes në Hotel
- Taksa e Zënies së Hapësirës Publike