PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS, THIRRJA VI
 

Në zbatim të Vendimit nr. 395, datë 29.04.2015, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”,i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen e gjashtë të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës”.

Informacionin rreth Programit,institucionet pjesëmarrëse,numrin e praktikantëve dheprofilet studimore të kërkuara mund t’i gjeni në linkun: http://praktika.arsimi.gov.al, nga ku mund të kryeni edhe aplikimin online, pasi të klikoni në dritaren “Aplikimi”.

Aplikimi është i hapur për të rinjtë, që përmbushin këto kritere:

 Të jenë 21-26 vjeç;

Të kenëpërfunduarminimalishtciklin e parë të studimeve“Bachelor”;

Të moskenëqenëpjesë eprogramitgjatëthirrjeve të mëparshme .

Të rinjtë e interesuarduhet të aplikojnëvetëmnënjëinstitucion të caktuar, në të kundërtaplikimi i tyrenuk do të merretnëkonsideratë.

Dokumentet që duhet të ngarkojnë aplikantët janë :

a- CV (jetëshkrimin) e aplikantit;

b- Letra e motivimit

Afati për aplikim është nga data 9 Korrik deri më datë 31 Korrik 2021.

Pas mbylljes së aplikimeve, institucionetpërkatëse do të lajmërojnënëpërmjetpostëselektroniketë përzgjedhuritpër të filluarpraktikën 3- mujore, nëperiudhën 16 gusht 2021 – 16 nëntor 2021.

Pjesëmarrësit do të përfshihen në një përvojë pune, në ndërveprim me profesionistët në administratën publike, institucionet e tjera publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore, dhe shoqëritë tregtare, me qëllim përfitimin e njohurive praktike, pasurimin e jetëshkrimit të tyre, zgjerimin e rrjetit të kontakteve, aftësimin e mëtejshëm për punën në grup, përshtatshmërinë me ambientin e punës, ndërmarrjen e iniciativave etj..

Të gjithë praktikantët që e përfundojnë praktikën me sukses pajisen me certifikatë lëshuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Deparamenti i Administratës Publike dhe periudha tre – mujore e praktikës njihet si përvojë pune nga Departamenti i Administratës Publike.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).