LEKSION I HAPUR ME TË RINJTË PËR KARRIERËN DHE MUNDËSITË PROFESIONALE
27 Maj 2025 | Shkolla Qendër Komunitare “Didin Bishani”, Kurjan
Në ambientet e shkollës komunitare në Kurjan u zhvillua një leksion i hapur me nxënësit e shkollës “Didin Bishani”, me fokus orientimin profesional dhe mundësitë për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në të ardhmen :
Të rinjtë u njohën me rrugët e ndryshme të zhvillimit profesional
U prezantuan mundësitë që ofrohen nëpërmjet kurseve profesionale, punësimit dhe iniciativave vendore
U zhvilluan diskutime të hapura mbi pasiguritë, zgjedhjet dhe motivimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë
Aktiviteti u hap nga znj. Esterina Plaka ,perfaqesuese e drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit, Rinisë, Sporteve dhe Arsimit në Bashkinë Roskovec, ndërsa diskutimet u udhëhoqën nga z. Erjon Curraj, ekspert nga SCiDEV.
Në përmbyllje, nxënësit shprehën interesin dhe motivimin për të eksploruar mundësitë që ofron komuniteti për zhvillimin personal dhe profesional.
Një nismë frymëzuese që synon të afrojë të rinjtë me vendimmarrjen për të ardhmen e tyre!
Projekti zbatohet nga Bashkia e Roskovecit në partneritet me SCiDEV dhe bashkëfinansuar nga Bashkimi Europian
#Rinia #Karriera #ZhvillimPersonal #ShkollaKurjan #Roskovec #LeksionHapur #BashkiaRoskovec #SCiDEV #ProfesioniYtEArdhmjaJote