Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

KRYQI I KUQ PRANË BANORËVE

Dega e Kryqit të Kuq në Fier sot ditën e martë datë 19 janar 2016 shpërndau disa ndihma humanitare për disa familje që janë prekur nga fatkeqësitë. Banori Agron Prifti nga Marinëza mori një çadër për të sistemuar përkohësisht familjen pasi shtëpia e tij është e dëmtuar. Ndërsa në Roskovec qytetari rom Flamur Shemollari, shtëpia e të cilit u dogj nga shpërthimi aksidental i një bombule gazi, përfitoi ndihma ushqimore dhe materiale higjenike për familjarët e tij. Po kështu edhe familja e zotit Kozma Kola, banor në Roskovec përfitoi një paketë ushqimore. Banorët falenderuan Kryqin e Kuq për kontributin që japin duke iu ndodhur pranë banorëve në raste fatkeqësish.
Në shpërndarjen e këtyre ndihmave ishin të pranishëm nënkryetari i Bashkisë Roskovec z. Afrim Plaka si dhe drejtuesja e Kryqit te Kuq zj. Mimoza Celibashi.

Facebook
Facebook