“Climate Pathways 4 Roskovec – CP4R”, konsulta administrat-komunitet si çelës për projekt konkret
Ndryshimet klimaterike mund të përballohen dhe parandalohen përmes një bashkëpunimi konkret mes strukturave lokale, fermerëve dhe investitorëve lokalë. për të evidentuar në bashkëpunim me komunitetin në Ky ka qenë konkluzioni i takimeve të 18 dhe 23 Shtatorit në Bashkinë Riskovec.
Ndarja e grupeve të punës sipas specifikave, e vijuar që nga takimi i 15 shtatorit i parapriu nisjes së hartimit të një plani që të evidentojë nevojat e zonës.
Kryebashkiakja e Roskovecit, znj. Majlinda Bufi, kërkoi nga ekspertët që të ofrojnë shembuj sa më konkretë të përgatitjes përballë ndryshimeve të pritshme klimaterike
Takimet e zhvillyara mes ekspertëve ë, zyrtarëve lokalë dhe fermerëve të zonës është pjesë e projektit “Climate Pathways 4 Roskovec (CP4R)”, pjesë e programit Pathways2Resilience (P2R), me Bashkinë Roskovec si lider të projektit dhe organizatën ETMI si partner.
Kryebashkiakja Bufi ftoi në debat fermerët dhe investitorët me ekspertët, fuke përballur specifilat për secilën fushë, si në ujitje, kullim, zhvillim territori e energji. menaxhimi i territorit
Ekspertët e mjedisit, Meivis Struga dhe Burhan Hafizi sollën shembuj konkretë për menaxhimin e pylltarisë dhe burimet ujore, duke kërkuar përgatitjen e një koordinim mes menaxhimit të kullimit dhe krijimit të energjisë alternative.
Administratorët lokalë u njohën nga dy inxhinierët, Struga e Hafizi me metoda konkrete të analizimit të të dhënave të mbledhura në terren.
Gjithashtu, drejtuesit lokalë, kërkuan që në përfshirjen e metodave planifikuese të parashikohen të veçantat që paraqet çdo rajon, duke mos neglizhuar as sinjalistikat e posaçme që mund të mbajë larg kafshët që mund të dëmtojnë jo vetëm prodhimet bujqësore por edhe argjinaturat mbrojtëse.
Ndërkaq, në takimin e së mërkurës, fermerët Astrit Abedini dhe Genci Agaci, sollën në vëmendje gjetjen e rrugëve të menaxhimit të kanaleve kulluese edhe për banesat e pabanuara si dhe mundësimin e pastrimit dhe mbrojtjes së tokave edhe atje ku banorët nuk qëndrojnë gjatë gjithë kohës në shtëpitë e tyre.
Kryebashkiakja Bufi ndërkohë theksoi faktin se projekti do të jetë në koordinim me planin kombëtar ku pritet të përfshihen jo vetëm shtëpitë e pabanuar dhe toka e papërdorur, por edhe zonat e bashkive fqinje.
Agim Baçi- Ekspert komunikimi për projektin.



