Bujtina “Arbër” në Kurjan dhe Bujtina “Art” në Vlosh, Roskovec: Zbulo magjinë e traditës dhe shijes vendase në zemër të natyrës!
Në Bashkinë Roskovec, në fshatrat Kurjan dhe Vlosh, dy biznese të veçanta lokale – Bujtina “Arbër” dhe Bujtina “Art” – janë shembulli më i mirë i ruajtjes së traditës, promovimit të kulturës dhe zhvillimit të sipërmarrjes vendase.
Të krijuara nga njerëz të përkushtuar, me dashuri për vendin, historinë dhe mikpritjen shqiptare, këto bujtina ofrojnë një eksperiencë unike për çdo vizitor. Në to gjen produkte bio të zonës, gatime tradicionale, shije të vërteta dhe një shërbim të ngrohtë që të bën të ndihesh si në shtëpi.
Bujtina “Arbër” në Kurjan dhe Bujtina “Art” në Vlosh janë kthyer tashmë në destinacione të preferuara për banorët dhe vizitorët që kërkojnë qetësinë e natyrës, autenticitetin e traditës dhe eksperiencën e mikpritjes shqiptare.
Këto sipërmarrje janë jo vetëm histori suksesi, por edhe një model frymëzimi për zhvillimin e turizmit rural, nxitjen e ekonomisë lokale dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë e zonës, duke i dhënë më shumë jetë dhe gjallëri komunitetit të Roskovecit.
Ky projekt zbatohet nga Bashkia Roskovec në partneritet me SCiDEV dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian.