Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

“Climate Pathways 4 Roskovec – CP4R”, konsulta me komunitetin si garanci për menaxhimin klimatik. Data:15.09.2026

Komuniteti është faktor kyç për të garantuar një parashikim sa më të dobishëm të menaxhimit të territorit përballë ndryshimeve të arshshme klimaterike. Ky ishte edhe konkluzioni i dalë sot, më 15 shtator 2026, në takimin e zhvilluar në ambientet e Bashkisë Roskovec me fermerë të zonës dhe ekspertë të ambientit.
Takimi i zhvilluar në kuadër të projektit “Climate Pathways 4 Roskovec (CP4R)”, pjesë e programit Pathways2Resilience (P2R), me Bashkinë Roskovec si lider të projektit dhe organizatën ETMI si partner, kishte synim konsultimin e gjerë me fermerë të zonës.
Kreu i Bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi, ftoi fermerët e zonës si dhe aktorë të turizmit dhe agroturizmit që bashkërisht me ekspertët të evidentojmë faktorët shqetësues në zonë, me qëllim parashikimin në kohë të pasojave të ndryshimeve klimaterike dhe gjetjen e rrugëve për të mbrojtur investimet dhe prodhimet e zonës. “Pikërisht ndryshimi i klimës është ajo që na shqetëson për të ardhmen e prodhimeve tuaja.
Për Bashkinë e Roskovecit nuk është sfida vetëm te planifikimi i mirë, por edhe pjesëmarrja juaj, sepse ju jeni ata që në praktikën e përditshme jeni të rëndësishëm në këtë rrugëtim.
Ne duhet të dimë si ta përdorim ujin, dhe gjithçka që ju keni në pronësinë tuaj, pasi vetëm me këtë koordinim, mes rezurseve dhe komunikimit, ne mund të gjejmë rrugën më të përshtatshme që prodhimet tuaja të jenë sa më të sigurta.
vlerësoi në fjalën e saj angazhimin e grupit të punës dhe ekspertëve”, theksoi kryebashkiakja Bufi duke kërkuar bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët për zbatimin sa më cilësor të projektit.
Ndërkaq, eksperti i mjedisit, Mejvis Struga, kërkoi evidentimin bashë me banorët të disa orej faktorëve që mund të shmangin dëmetnë bujqësi apo agroturizëm.
Edhe eksperti tjetër i Mjedisit, Burhan Hafizi, theksoi rëndësinë e menaxhimit të ujërave dhe energjisë, duke kërkuar që komuniteti të jetë promotor i hartimit të projektit. “Ujitja dhe kullimi i ujit është thelbësor për të minimizuar dëmet dhe për të rritur shfrytëzimin e pasurisë ujore të zonës, jo vetëm nga Semani dhe liqeni i Ngjeqarit, por edhe nga resurse të tjera të zonës”, tha Hafizi.
Projekti CP4R synon të forcojë kapacitetet me qëllim.që t’u paraprijë ndryshimeve klimaterike.
Takimi konkludoi në ngritjen e disa grupeve të punës që përfshijnë pesë fusha, bujqësinë, turizmin, energjinë, transportin dhe zhvillimin urban.
#ClimatePathways4Roskovec #CP4R #Pathways2Resilience #P2R #Roskovec #ClimateResilience #ClimateAdaptation #LocalAction #SustainableDevelopment
Agim Baçi, ekspert komunikimi per projektin CP4R