TRAJNIMI “SHËRBIMET ME QENDËR QYTETARIN DHE SFIDAT E REJA TË NJËSIVE VENDORE”
27 Maj 2025 | Bashkia Roskovec
Bashkia Roskovec, në bashkëpunim me SCiDEV, organizoi një trajnim praktik me pjesëmarrjen e zëvendëskryetarit të Bashkisë z. Maksim Goga, administratorëve të Njësive Administrative dhe stafit që ofron shërbime për qytetarët.
Ky trajnim kishte në fokus forcimin e kapaciteteve të administratës për të ofruar shërbime cilësore dhe gjithëpërfshirëse, me qendër qytetarin, si dhe për të përballuar sfidat në rritje të qeverisjes vendore.
Eksperti i SCiDEV, z. Artur Kurti, udhëhoqi sesionet dhe nxit debat konstruktiv mbi përmirësimet që mund të sjellin realisht ndryshim në përvojën e qytetarëve me shërbimet publike si:
Qasjet e reja në ofrimin e shërbimeve me fokus qytetarin
Roli i stafit lokal në përmirësimin e komunikimit dhe aksesit të qytetarëve
Diskutim dhe punë në grupe mbi sfidat dhe nevojat aktuale të njësive vendore
Një hap i rëndësishëm drejt një administrate më efikase, më të ndjeshme dhe më të afërt me nevojat e komunitetit!
#ShërbimeMeQendërQytetarin #Trajnim #Roskovec #QeverisjeVendore #BashkiaRoskovec #SCiDEV #PërmirësimShërbimesh
Projekti zbatohet nga Bashkia e Roskovecit në partneritet me SCiDEV dhe bashkëfinansuar nga Bashkimi Europian