Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

RIVITALIZIM I SHKOLLËS QËNDËR KOMUNITARE KURJAN, PËR NJË AKSES MË TË MIRË PËR TË RINJTË DHE GRUPET E PAFORIZUARA

Projekti: “Rivitalizimi i Shkolla Qendër Komunitare në Kurjan për një qasje më të mirë në zhvillimin social dhe ekonomik për të rinjtë dhe grupet e skajuara”
Projekti zbatohet nga Bashkia e Roskovecit në partneritet me SCiDEV dhe bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian

Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i zhvillimit social dhe ekonomik në bashkinë Roskovec nëpërmjet punësimit të qëndrueshëm dhe mundësive të gjenerimit të të ardhurave si alternativë ndaj kultivimit dhe trafikimit të kanabisit dhe shërbimeve të integruara publike në nivel vendor.

Kohëzgjatja: 10.10.2022 – 10.04.2025 (34 muaj)

Dy objektiva kryesore:
1. Rritja e mundësive të punësimit dhe të ardhurave për të rinjtë e Kurjanit si një alternativë ndaj aktiviteteve të paligjshme nëpërmjet rivitalizimit të shkollës së mesme lokale si qendër komunitare dhe formimi profesional.
2. Forcimi i kapaciteteve të Bashkisë Roskovec për të rritur ndërgjegjësimin e publikut kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, duke u fokusuar tek të rinjtë, gratë dhe grupet vulnerabël nëpërmjet shërbimeve publike të integruara në arsim, trajnim profesional dhe gjenerim të ardhurash.
Çfarë ofron projekti:
• Një shkollë e rikonstruktuar, e modernizuar me ambiente dhe pajisje për formimin profesional dhe trajnim. • Programe trajnimi të përshtatura bazuar në vlerësimet e nevojave të komunitetit lokal. • Kurse trajnimi profesional për të rinjtë e grupeve të skajuara. • Një program mentorimi dhe përshpejtimi për të mbështetur sipërmarrjen në agroturizëm, produktet artizanale lokale dhe bizneset e vogla.
Fuqizimi i Bashkisë:
Projekti ofron program për zhvillimin e kapaciteteve për stafin e bashkisë për të përshtatur shërbimet publike për t’i shërbyer më mirë nevojave të komunitetit lokal. • Projekti synon të rrisi aksesin në shërbimet lokale për grupet vulnerabël, duke shkurtuar distancat për të hyrë në arsim dhe duke lehtësuar praktikën dhe punësimin. • Projekti mbështet fushatat e ndërgjegjësimit të publikut dhe angazhimit të komunitetit për të luftuar kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, duke bashkëpunuar me aktorë lokalë si shkollat, policia, shoqëria civile dhe media. • Projekti vlerëson dhe përfiton nga mësimet e nxjerra, duke përgatitur një plan qëndrueshmërie për Bashkinë për të përmirësuar më tej mundësitë sociale dhe ekonomike për grupin e synuar.
Rezultatet e pritshme:
• Përmirësimi i shërbimeve të arsimit publik në Bashkinë Roskovec. • Rritja e mundësive të punësimit për të rinjtë dhe gratë dhe grupe të skajuara. • Rritja e ndërgjegjësimit të publikut kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, duke u fokusuar tek grupet e skajuara. • Rritja e kapaciteteve të stafit të Bashkisë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe për të ofruar shërbime gjithëpërfshirëse për grupet e skajuara

Facebook
Facebook