Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Kërkesa / Ankesa

INFORMACION PËR PARAQITJEN E NJË KËRKESE/ANKESE PRANË BASHKISË ROSKOVEC
Çdo qytetar i cili ka një kërkesë ose ankesë të caktuar në Bashkinë Roskovec dhe Njësitë Administrative Kuman, Kurjan dhe Strum, duhet të paraqitet në zyrën e informacionit dhe marrdhënieve me publikun në Bashkinë Roskovec. Punonjësit e kësaj zyre pajisin qytetarin me formatin tip të kërkesës ose ankesës në mënyrë që të plotësohet dhe nënshkruhet nga ana e tij bashkë me një dokument identifikimi, i cili do ti bashkëngjitet kërkesës ose ankesës.
Për çdo kërkesë ose ankesë të depozituar  Bashkia Roskovec i përgjigjet qytetarit brenda 10 (dhjete) ditëve , duke i dhënë një kopje të përgjigjes dorazi në zyrën e informacionit dhe marrdhënieve me publikun ose duke i’a dërguar zyrtarisht në adresën e banimit nëse qytetari nuk paraqitet në këtë zyrë për ta tërhequr dorazi.
Për çdo paqartësi mund të kontaktoni koordinatorin per te drejten e informimit znj.Delina Hoxha, në numrin e telefonit:+355696556422 ose ne adresën e-mail:delina.hoxha@bashkiaroskovec.gov.al

Facebook
Facebook