ARSIMI QË TRANSFORMON TË ARDHMEN, BASHKIA ROSKOVEC
Në Kurjan, një shkollë e rikonstruktuar ne kuader te projektit ‘’ Rivitalizimi i Shkollës Qendër Komunitare në Kurjan për një akses më të mire në zhvillim social dhe ekonomik për të rinjtë dhe grupet e pafavorizuara ‘’ (IPA 2022/434-568) ) është kthyer në më shumë se një institucion arsimor — është bërë një qendër zhvillimi për të gjithë komunitetin!
+240 nxënës tashmë mësojnë dhe rriten në ambiente moderne, të sigurta dhe frymëzuese. Shkolla nuk është më thjesht një vend për dije, por një hapësirë ku zhvillohen aktivitete pas mësimore dhe ku ndërtohet e ardhmja.
Siç thotë një nxënës i klasës së 11-të: “Shkolla jonë tani duket si një vend ku mund të rritemi jo vetëm si nxënës, por edhe si anëtarë aktivë të komunitetit.” Ky projekt zbatohet nga Bashkia Roskovec në partneritet me SCiDEV dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Arsimi i së ardhmes fillon këtu – në zemër të komunitetit!


