Në zyrën e informacionit pranë bashkisë Roskovec vijnë shumë kërkesa dhe ankesa nga qytetarë të ndryshëm. Çdo kërkesë/ankesë e ardhur në këtë zyrë dërgohet nga punonjësi i informacionit tek zyra e Protokoll /Arkivës. Çdo informacion, kërkesë, ankesë protokollohet dhe më pas ciklohet sipas drejtorive përkatëse. Dokumenti origjinl ruhet dhe arkivohet në zyrën e Protokoll/Arkivës.

Shumë shpejt bashkia Roskovec në bashkëpunim me USAID-in do të ofroj një model më efiçient dhe tepër vizionar të ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, duke ofruar shërbim të unifikuar pavarësisht vendndodhjes gjeografike të tyre. Zyra e “One Stop Shop” (Shërbim me një ndalesë), do të qendërzojë dhe përmirësojë shërbimet ndaj qytetarëve duke shmangur burokracitë dhe hallakatjet. Me asistencën e USAID, në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit, do të bëhet e mundur krijimi i një sistemi elektronik i cili mbështet shërbimet e zyrës me një ndalesë duke ofruar sportele në Roskovec dhe në  tre Njësitë Administrative Kurjan, Kuman dhe Strum.

Çdo kërkesë dhe dokumentacion tjetër do të ruhet elektroniksisht në këtë sisitem që do të krijohet.

Gjithashtu kërkesat/ ankesat bëhen publike dhe ne regjistrin e Kërkesave në faqen zyrtare të bashkisë.