Sot më datë 21 janar 2016 u zhvillua mbledhja e parë për këtë vit e Këshillit Bashkiak. Pika më kryesore e rendit të ditës ishte “Diskutimi dhe miratimi i buxhetit për vitin 2016”. Rreth kësaj pike pati pyetje e diskutime të shumta, për të cilat kryetarja e bashkisë zj. Majlinda Bufi bëri shpjegimet e rastit. Në përfundim kjo pikë u miratua pa asnjë kundërshtim ose abstenim. Gjithashtu me vota unanime u miratuan edhe pikat e tjera si:
– Për disa shtesa e ndryshime në paketën fiskale të Bashkisë Roskovec.
– Miratimi i pagesave për personat me aftësi të kufizuara apo invalidët
– Miratimi i masave penalizuese për kundravajtje administrative,
– Për dhënien e ndihmës financiare pronarëve, banesat e të cilëve u dëmtuan nga nga një zjarr aksidental në Roskovec si dhe të atyre që pronat e të cilëve janë përmbytur në fshatin Marinëz.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).