Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak për vitin 2019

Është zhvilluar mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak Roskovec për vitin 2019.
Në rend dite u diskutuan dhe miratuan vendimet si më poshtë:

1. Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Nëntor 2019.
2. Mbi miratimin e mandatit të anëtarit të Këshillit të Bashkisë Roskovec.
3. Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-30 Nëntor 2019.
4. Për miratimin e Bursave të shtetit për nxënësit e arsimit parauniversitar në Institucionet Arsimore Publike për vitin shkollor 2019-2020.
5. Për anulim të 4 bendimeve të Këshillit: 1) VKB Nr.97 datë 23.10.2019 “Ndërtim i Parkut Agroturistik dhe rehabilitimi i rrugës hyrëse të fshatit Luar, 2) VKB Nr.104 datë 22.11.2019 “Për miratimin e variantit të ndryshimit të projektit “Për rikualifikim urban dhe zhvillimin e Bllokut Nr.2, Qendra e qytetit Roskovec”, 3) VKB Nr.106 datë 22.11.2019 “Për miratimin e procesit zgjedhor të përfunduar,për zgjedhjen e anëtarëve të kryesive dhe kryetarëve të fshatrave nën juridiksionin territorial të Bashkisë Roskovec”, 4) VKB Nr.107 datë 22.11.2019 “Për shpronësimin e fondit pyjor privat të ndodhur në fshatin Luar”.(4 projekt-vendime)
6. Për miratimin e Buxhetit, numrit maksimal të punonjësve të Bashkisë dhe Ndërmarrjeve vartëse si dhe niveli maksimal i pagave për vitin 2020.
7. Për miratimin e kalendarit të Menaxhimit Buxhetor për vitin 2020.
Ju informojmë që mbledhjet e këshillit Bashkiak janë të hapura për të gjithë të interesuarit.
Jeni të lutur të merrni pjesë.
Gjithashtu informohuni përmes faqes zyrtare të Bashkisë Roskovec : www.bashkiaroskovec.gov.al
#MbledhjeKëshillitBashkiak
#BashkiaRoskovec

Inagurimi i ambienteve sportive pranë shkollës “Alush Grepcka”, Roskovec

Arsimi është themeli kryesor për zhvillimin e një shoqërie.
Për këtë arsye i kemi kushtuar vëmendje të veçantë përmirësimit të infrastrukturës arsimore në territorrin e Bashkisë Roskovec.
Ditën e djeshme kemi inaguruar ambientet sportive të brendshme dhe të jashtme pranë shkollës “Alush Grepcka”, Roskovec.
Bashkia Roskovec, synon të nxisë të rinjtë të angazhohen në ushtrimin e sporteve të ndryshme si dhe të evidentojë fëmijët që mund të kenë talente në sporte specifike.
Terrenet sportive nuk do të përdoren vetëm nga nxënësit, por edhe nga komuniteti pasditeve, për të edukuar dhe orientuar qytetarët drejt sportit dhe aktiviteteve fizike, si mjet për të luftuar dhe shmangur shfaqjet negative të kohës.
Gjatë inagurimit ishte i pranishëm Zv. Kryetari i Bashkisë z. Maksim Goga, Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Roskovec zj. Brikena Hajdini, stafi mësimor i shkollës “Alush Grepcka” si dhe nxënës.
#BashkiaRoskovec

Takimi i përjavshëm me komunitetin

Dy elemente na udhëheqin në punën tonë të përditshme: komunikim i vazhdueshëm me qytetarët dhe transparenca.
Sot, Kryebashkiakia znj. Majlinda Bufi zhvilloi takimin e përjavshëm me komunitetin të cilëve iu dha sqarimet dhe shpjegimet përkatëse për çdo shqetësim që ata shprehën.
Çdo përballje me qytetarët na bënë më shumë përgjegjës për punën tonë.
#BashkiaRoskovec

Ekspozita “Një botë e gjelbër-një botë që merr frymë”

E mrekullueshme ekspozita me piktura të realizuara nga artistët e vegjël roskovecarë .
Hapi dyert sot ekspozita me piktura nga nxënësit e shkollave 9- vjeçare të Bashkisë Roskovec.
Në kuadër të Programit Romacted , është zhvilluar në ambientet e Qëndrës Social Komunitare “, ekspozita “ Një botë e gjelbër- një botë që merr frymë” me piktura e vizatime të realizuara nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Bashkisë Roskovec. Gjatë këtij konkursi janë përzgjedhur punët më të mira të cilat janë vlerësuar me çertifikata si dhe mjete kancelarike, si motivim që artistet e rinj të vazhdojnë në rrugën e artit.
Të pranishëm në këtë event ishin Zv. Kryetari i Bashkisë Roskovec z. Maksim Goga dhe konsulenti i Këshillit të Evropës, njëkohësisht një nga piktorët e njohur në Shqipëri dhe jo vetëm, z. Sead Kazanxhiu.
Në fjalën e tyre përshëndetëse, fëmijet e talentuar u vlerësuan dhe u inkurajuan për punimet e tyre të arrira.
Pas vlerësimit nga juria, çmimet u fituan nga :
– Çmimi I- nxënësja Natalie Kalivaçi, shkolla 9-vjeçare ” 7 Dëshmorët ” Strum;
– Çmimi II- nxënësja Adelina Bardhi, shkolla 9-vjeçare ‘Rexhep Kothere” Kuman;
– Çmimi II- nxënësi Alken Bilani, shkolla 9 vjeçare ‘Alush Grepcka”.
I urojmë shumë suksesë artistëve të vegjel dhe theksojmë se Bashkia Roskovec me iniciativën e Kryetares së Bashkisë zj. Majlinda Bufi do jetë gjithmonë promotore e artit dhe kulturës.
#Romacted
#BashkiRoskovec

Përmbyllet cikli i dëgjesave publike për buxhetin e Bashkisë për vitin 2020

Dëgjesat publike në Kurjan dhe Roskovec kanë përmbyllur ciklin e dëgjesave për buxhetin e bashkisë për vitin 2020.
Këto dëgjesa synojnë që qytetaret të thonë fjalën e tyre për prioritetet me investime, që ata besojnë se jamë me të nevojshme në lagjet e tyre.
Zv. Kryetari i Bashkisë, z. Maksim Goga, i cili ka drejtuar këto dëgjesa theksoi se në listën e prioriteteve do të përfshihen ato projekte që sygjerojnë qytetarët.
Këto dëgjesa publike janë zhvilluar në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Roskovec, të cilët kanë ndjekur me vëmendje ciklin e dëgjesave në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Roskovec.
#Transparencë
#Llogaridhënie
#Gjithëpërfshirje
#BashkiaRoskovec

Momente nga prezantimi i cmimit “Kryetar i Bashkisë më Miqesor me Romët” , me përfaqsues të Komunitetit Rom

Ditën e djeshme, në ambientet e Qendrës Sociale Komunitare u zhvillua një takim me përfaqësues të komunitetit Rom.
Qëllimi i ketij takimit ishte prezantimi i çmimit të dhënë nga Parlamenti Evropian për Kryetaren e Bashkisë Roskovec zj.Majlinda Bufi “Kryetar i Bashkisë më Miqesor me Romët”.

Në ketë takim ishin të ftuar special : Zj.Merita Xhafa përfaqesuese e Ministrisë së Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, z. Adriatik Hasantari, Drejtor Ekzekutiv i organizatës” Roma Active Albania ( RAA)”, z. Erion Xhaibra anëtar i Komitetit Shtetëror për minoritet pranë Kryeministrisë ,z. Latif Kazanxhiu, aktivist dhe mësuesi i pare i gjuhës Rome, zj.Brisilda Taco, aktiviste Rome,z. Danjel Hyseni pjesë e stafit të organizates RAA, z. Dritan Ziu pjesë e stafit të organizates RAA, z. Sead Kazanxhiu Konsuleti i “Romacted” nga Këshilli i Evropës.
Takimin e hapi Kryetarja e Bashkisë Roskovec zj.Majlinda Bufi, e cila falenderoi të gjithë pjesëmarresit në atë takim dhe për mbështetjet e tyre në iniciativat që Bashkia Roskovec ka ndërmarrë për integrimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian.
Me pas të ftuarit mbajtën fjalën e tyre përshëndetëse, ku përveç urimeve për këtë çmim të merituar, theksuan bashkëpunimin e mëtejshëm me Bashkinë Roskovec për fuqizimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian.
Ne fund te takimit Kryetarja zj. Bufi prezantoj edhe një platforme të re e komunikimit midis komunitetit rom dhe Egjiptian dhe Bashkisë Roskovec, e cila do te shërbej si urë lidhëse për referimin e problematikave qe ka ky komunitet.
U përzgjodhen 5 anëtarë të propozuar dhe të miratuar vetë nga komuniteti Rom dhe Egjiptian.
#PromovimiQeverisjesDemokratike
#IntegrimiKomunitetitRomdheEgjiptian
#BashkiaRoskovec

“Bordi Rinor Këshillimor”

Të rinjtë janë shtylla kryesore e një shoqërie dhe ata që do të përcaktojnë të ardhmen e çdo shoqërie të caktuar.
➡️Për këtë arsye Bashkia Roskovec i ka prioritizuar projektet për të rinjtë si nga projektet më të nevojshme dhe kryesore.
Kemi filluar një tjetër projekt “ Bordi Rinor Këshillmor”, i cili ka për qëllim të përmirësojë politikat dhe praktikat lokale për angazhimin rinor në vendosjen e prioriteteve dhe vendimmarjen lokale.
Bordi Rinor Këshillimor do të ngrihet në kuadrin e projektit “Për një pjesëmarrje reale të të rinjve në vendim marrjen lokale në bashkitë Roskovec dhe Ura Vajgurore” nga projekti i USAID, “Zhvillimi i Përshpejtuar i Shoqërise Civile” zbatuar nga shoqata NEW BRIDGES BERAT.
Bordi Rinor Këshillimor do të funksionojë si një strukturë këshilluese nga të rinjtë për të rinjtë pranë Këshillit Bashkiak Roskovec dhe do të ketë për qëllim rritjen e përfaqësimit të të rinjve të Bashkisë Roskovec në nivel lokal në të gjitha fazat e vendimmarrjes e hartimit të politikave për të rinjtë.
Rinia është e ardhmja jonë.
Investojmë sot për një të ardhme më të mirë!
#RiniAktive
#BordiRinorKëshillmor
#NewBridgesBerat
#BashkiaRoskovec

Falenderime dhe mirënjohje për të gjithë qytetarët e Roskovecit

F A L E M I N D E R I T !🙏
📌 Roskoveci tregoi edhe një herë qytetari duke i’u përgjigjur menjëherë thirrjes së bërë një ditë më parë për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara prej tërmetit👏
📌 Faleminderit🙏 të gjithë banorëve, bizneseve, donatorëve , shkollave dhe qendrat shëndetësore të Bashkisë Roskovec që ndihmuan duke dhënë kontributin e tyre me paketa ushqimore e higjenike, veshmbathje e batanije, të cilat janë nisur sot drejt pikave të grumbullimit për famijet në nevojë të zonës së Durrësit dhe Tiranës.
📌 Bashkia Roskovec do të vazhdojë të qëndrojë e hapur për të gjithë ata të cilët duan të kontribuojnë sipas mundësive dhe dëshirës në ditët në vijim.
Pafundësisht mirënjohje për solidaritetin e treguar në këto ditë të vështira!🙏
#Solidaritet🙏
#Tëgjithëbashkënemundemi🙏

#Mirënjohjedhefalenderimetëpërzemërta🙏