Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia

Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetin Rom dhe Egjiptian

Po vijojmë punën për të mundësuar kushte më të mira jetese në banesat e 28 familjeve të komunitetit rom.  Projekt ky i financuar nga Ministria e Zhvillimit Urban “Për përmirësimin e kushteve të banimit për komunitetin Rom dhe Egjiptian”. 
Ritmi i punimeve është i lartë, për përfunduar përpara fillimit të vjeshtës, duke i siguruar dhe këtyre familjeve banesa të sigurta dhe komode.
#Në_ndihmë_të_familjeve_në_nevojë
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5849,5850,5851″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitetin Rom dhe Egjiptian

Po vijojmë punën për të mundësuar kushte më të mira jetese në banesat e 28 familjeve të komunitetit rom.  Projekt ky i financuar nga Ministria e Zhvillimit Urban “Për përmirësimin e kushteve të banimit për komunitetin Rom dhe Egjiptian”. 
Ritmi i punimeve është i lartë, për përfunduar përpara fillimit të vjeshtës, duke i siguruar dhe këtyre familjeve banesa të sigurta dhe komode.
#Në_ndihmë_të_familjeve_në_nevojë
[lsvr_gallery images=”6037,6038,6039,6040,6041,6042,6043″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Takime me popullin

Gjithmonë e më pranë qytetarëve në nevojat që ata kanë.
Si çdo ditë të enjte edhe sot u zhvillua takimi me komunitetin në ambientet e bashkisë Roskovec. Pritja e rradhës u bë nga K/ Administratori i bashkisë z.Kadri Hyska i cili dha përgjigjet dhe sqarimet përkatëse për çdo pyetje dhe shqetësim që qytetarët shprehën.
#Sqarojmë_çdo_qytetarë
#Pranë_komuniteti_për_çdo_nevojë
[lsvr_gallery images=”6028,6029,6030,6031,6032,6033,6034″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Mbledhje e Këshillit Bashkiak

Ditën e sotme, më datë 23. 08. 2017 u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Në rendin e ditës ishin këto probleme:
1. Miratimi i ndihmave ekonomike për muajin gusht 2017.
2. Ndryshim në objektin e vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 12 datë 20.02.2017 “ Për miratimin për kryerjen e Partneritetit Publik Privat (PPP)”.
3. Miratimi i ndryshimeve në Buxhetin e Bashkisë për vitin 2017.
4. Miratimi i tavanëve përfundimtarë të shpenzimeve për programin buxhetor afat- mesëm 2018- 2020.
5. Ndërtimin e linjës së furnizimit të ujësjellësit, dega Roskovec- Depot Suk 1 dhe Suk 2, blerje materialesh.
6. Projekt- ide mbi vendosjen e sinjalistikës rrugore në rrugët kryesore të qytetit të Roskovecit.
Për këto e disa probleme shtesë të tjera që u trajtuan në mbledhje të Këshillit Bashkiak u dhanë shpjegimet përkatëse nga Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi dhe stafi i bashkisë.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit janë të hapura.
#Informohuni!
#Mbledhje_Këshillit_Bashkiak

[lsvr_gallery images=”5854,5855,5856,5857,5858,5859,5860,5861″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Infrastruktura rrugore

Vazhdon puna për projektin “ Rehabilitimi i rrjetit ujitës” mbështetur nga Qeveria Shqiptare dhe financim nga Banka Botërore. Puntorët e kompanisë zbatuese janë duke punuar për veshjen trapezoidale me beton të kanalit vaditës në Roskovec.
[lsvr_gallery images=”5871,5872,5873,5874,5875″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Puna vazhdon…

Vazhdon puna për projektin “ Rehabilitimi i rrjetit ujitës” mbështetur nga Qeveria Shqiptare dhe financim nga Banka Botërore. Puntorët e kompanisë zbatuese janë duke punuar për veshjen trapezoidale me beton të kanalit vaditës në Roskovec.
#Rehabilitimi_kanaleve_vaditës
#Bashkia_Roskovec
[lsvr_gallery images=”5864,5865,5866,5867,5868″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Pranë komunitetit

Punë të vogla, por që i vijnë në ndihmë komunitetit. 
Pas shumë vitesh , e rindërtuam këtë urë, duke siguruar kështu lëvizjen e sigurt të banorëve pranë lulishtes më të re në Roskovec.
[lsvr_gallery images=”5834,5835,5836,5837,5838″ items_per_row=”3″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Çdo ditë një punë konkrete

 Tashmë bashkia Roskovec drejt rehabilitimit të rrugëve , ku sot jemi në rrugën pranë shkollës 9-vjeçare “Alush Grepcka”, për ndërtimin e trotuarit. 
Nuk ndalemi derisa të shtrojmë çdo rrugë të bashkisë 
Roskoveci është qyteti që projekton të ardhmen 
[lsvr_gallery images=”5826,5827,5828,5829,5830,5831″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Asfaltimi i rrugës “Ish reparti ushtarak”

Pas ndërtimit të trotuarit dhe ndriçimit, vazhduam me asfaltimin, në rrugën “Ish reparti ushtarak”. Puntorët janë drejt përfundimit të asfaltimit pavarësisht temperaturave të larta.
Kemi ruajtur të njëjtin standard të përdorur edhe në rrugët kryesore të qytetit.
#urbanizim_i_garantuar
[lsvr_gallery images=”5817,5818,5819,5820,5821,5822,5823″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Lajm i mirë për banorët e Marinzës

Një lajm i mirë për banorët e Marinzës 
Pas analizave të thelluara nga ISHP-ja Tiranë , uji i pusit më të ri në Marinëz ( Çipllakë), është i përshtatshëm për konsum publik 
Dhe tani vjen menjëherë financimi nga Qeveria Shqiptare për zbatimin e projektit të furnizmit me ujë të pijshëm Marinëz, si një zgjidhje përfundimtare 
#PranëKomunitetit
#BashkiaRoskovec