Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: May 29, 2016

TË MOS HARROJMË SE NGA VIJMË

Vërtetë të mos harrojmë se nga vijmë, se pastaj nuk dimë se ku shkojmë. Ky është lejtmotivi apo mesazhi që përcillet në një takim të përvitshëm në bujtinën e inxh. Vangjel Prifti ne Marinez. Edhe kjo e dielë sot më datë 29 maj 2016 kaloi me mbresa ta rralla nga ky takim. Një ftesë verbale bashkë me kryetaren e bashkisë zj. Majlinda BUFI dhe kryetarin e fshatit Haxhi Ruko na çoi në këtë takim. Por befasia i kaloi pritshmëritë. Historia e një fisi nuk qenka “pronë” vetëm e këtij fisi. Aty u njohëm me trungun nga kanë dalë degët e një fisi tashmë të madh. Mbledhja cdo vit e familjeve PRIFTI në këtë bujtinë tregon edhe për trashëgiminë kulturore. Një përshëndetje speciale bëri edhe zj. Majlinda Bufi.
Edhe pse e dielë si ditë pushimi, mësuam më shumë se kaq. Falenderojmë çiftin mikpritës Vangjel e Zana Prifti.

[lsvr_gallery images=”1656,1657,1658,1659,1660,1661,1662,1663,1664,1665,1666,1667,1668,1669,1670,1671,1672,1673,1674,1675,1676,1677,1678,1679,1680,1681,1682,1683,1684,1685″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

FUTBOLLI FILLOI, “RRUFEJA” DO GJËMOJË

Dje, ditën e shtunë datë 28 maj 2016 ishte një ditë historike për bashkinë e Roskovecit. Startoi kupa “24 Korriku” midis ekipeve të njësive administrative. Ishte fillimi i një ëndrre gati 30 vjecare
Shorti i hedhur disa ditë më parë vuri përballë ekipin e Roskovecit me atë të Kurjanit. Me një ceremoni modeste ekipet u rreshtuan të shoqëruar edhe nga fëmijët që luajnë në ekipet zinxhir.
Më pas u erdhi radha e fotografive zyrtare të të dy ekipeve dhe një të përbashkët ku e pranishme ishe dhe zj. Majlinda BUFI, kryetare e Bashkisë. Me duartrokitje u prit edhe një moment tjetër: në rrethin e mesit të fushës u rreshtuan në formë harku për të nderuar me një minutë heshtje ish-futbollistin e “RRUFESË” Dine Braho që ndërroi jetë para disa ditësh. Në shenjë nderimi për të ishte përgatitur edhe një fanelë simbol me mbishkrimin “Dine Braho jeton- Rrufeja”.
Zyrtarisht topin e parë e shkelmoi kryetarja e Bashkisë zj. Majlinda BUFI e cila përshëndeti të pranishmit e shumtë . Loja u zhvillua e bukur dhe tregoi rivalitet të plotë. Në përfundim fitues doli ekipi i Roskovecit me rezultatin 3-2. Më pas të dy ekipet kaluan se bashku disa momente miqësore e shlodhjeje ne një bar –kafe.
Ky është vetëm fillimi . Takimi tjetër do të jetë STRUMI – KUMANI që do të luhet në fushën e bukur të SUK-1. Në ditët në vijim do të ketë edhe një tjetër fotoreportazh nga ky event historik.
[lsvr_gallery images=”1633,1634,1635,1636,1637,1638,1639,1640,1641,1642,1643,1644,1645,1646,1647,1648,1649,1650,1651,1652,1653″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

Facebook
Facebook