Nxënësit e shkollës “Alush Grepcka” sot vizituan bibliotekën e Roskovecit ku u prezantuan me veprimtarinë dhe aktivitetet që organizohen gjatë vitit me lexuesit e bibliotekës.
Përgjegjësi i Artit, Kulturës e Sportit z. Thoma Goga u tregoi se për të nxitur dashurinë për librin dhe leximin në bibliotekë ka aktivitete të ndryshme: lexim dhe komentim i librit, promovime të shkrimtarëve të zonës, takime me krijues të rinj etj.
Gjatë qendrimit të tyre në bibliotekë nxënësit morën informacione për autorët roskovecarë si dhe u njohën me titujt e librave dhe me mënyrën e anëtarësimit në bibliotekë.
#Nuk_ka_shok_më_besnik_se_libri (cit: Ernest Hemingway)

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).