Në zbatim të Ligjit nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore e Bashkisë Roskovec, zhvilloi sot testimin me shkrim/ intervistat me gojë për pranimin në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, (specialistët) për grupin e pozicioneve:

•specialist inxhinier ndërtimi/ topograf/ arkitekt
•specialist jurist
•specialist arkitekt
•specialist veteriner
•specialist në sektorin e Tatim- Taksave
•specialist i protokoll/ arkivit
•specialist i ndihmës ekonomike
•specialist i menaxhimit të projekteve sociale
•specialist inxhinier elektrik
•specialist I auditit të brendshëm

Kandidatët do të vlerësohen nga Komisioni i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë Bashkisë Roskovec ku bëjnë pjesë:
Drejtori Juridik dhe i Burimeve Njerëzore, përgjegjësi i sektorit të Burimeve Njerëzore, ekspertë të jashtëm sipas ligjit: pedagogë universiteti, avokatë, auditues të brendshëm dhe punonjës me eksperiencë të konsiderueshme pune në administratën publike.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).