Mbledhja e Këshillit Bashkiak
Në mbështetje të ligjit Nr.139/2015”Për Vetëqeverisjen Vendore”,Neni 17,53 i tij,njoftoheni se ditën e Premte datë 29.05.2020,ora 1100, në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës ,organizohet mbledhja e Këshillit Bashkiak mbledhje e radhës. Lutemi të paraqiteni në mbledhje me maska dhe dorashka,ne do ju sigurojmë ruajtjen e distancës të vendeve në sallë .Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
- Informacion mbi Vendimet e Këshillit të mbledhjes së muajit Prill 2020.
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak.
- Për dhënien e Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar deri në 6% për periudhën 1-30 Prill 2020.
- Për shpronësimin për interes publik,të pasurive të paluajtshme pronë private,që preken nga projekti “Përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin e Roskovecit”
- Për miratim dhe transferim fondesh në Buxhetin e Bashkisë Roskovec për vitin 2020.
- Për miratimin e raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit të vitit 2019.
- Rregullore për funksionimin e tregut publik.
- Diskutime dhe komente të qytetarëve.
Shënim:Projekt-vendimin e pikës Nr.8 të rendit të ditës do ua vëmë në dispozicion ditën e mbledhjes.