Ti sill idenë, ne e kthejmë në biznes!

Ditën e shtunë, më datë 28.10.2017, ora 10:00, pranë Pallatit të Kulturës, bashkia Roskovec në bashkëpunim me Ambasadën Zviceriane, Shoqatën Njerëzit të Parët , English Corner dhe Swiss Contact, organizon një takim me të gjithë ata individë të cilët janë të interesuar të ndërtojnë biznese të reja.
Çfarë nevojitet???
Ti sill idenë, ne e kthejmë në biznes.
Një mundësi shumë e mirë për të filluar ndryshimin.
Mos mungoni!

Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Njoftim për mbledhje!

Ju njoftojmë se ditën e hënë , datë 23. 10. 2017 ora 16:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!

#Informohu!

#Mbledhja_e_muajit

 

SociAL Qendër Komunitare

Ditën e mërkurë, më datë 04.10.2017, ora 12:30, pranë Pallatit të Kulturës Roskovec do të organizohet një takim prej Youth Act dhe bashkisë Roskovec në kuadër të projektit të financuar prej IADSA “ SociAL Qendër Komunitare”.
Disa prej temave që do trajtohen janë:
1. Demokracia dhe qeverisja e mirë
2. Të drejtat e njeriut
3. Mosdiskriminimi
4. Shërbimet dhe shtresat në nevojë.
Ju ftojmë të merrni pjesë!

Java Europiane e Lëvisshmërisë

Me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit, bashkia Roskovec do të organizoj një aktivitet në kuadër të Javës Europiane të Lëvisshmërisë , më datë 22.09.2017, ora 12:00, në të cilën do të përfshihet një maratonë vrapimi nga kryqëzimi i Kurjanit deri te rrethrrotullimi “ Vajza Myzeqare ”.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij aktiviteti!