Analizë e punës 1-vjeçare

Ditën e premte më datë 15 korrik 2016, ora 10.oo në Pallatin e Kulturës do të zhvillohet analiza e punës 1-vjeçare e Bashkisë Roskovec. Në këtë analizë do të raportojnë të gjitha drejtoritë. Jeni të ftuar të merrni pjesë e të shprehni mendimet tuaja.

Futboll

Ditën e premte datë 1 korrik, ora 18.oo në fushën e Roskovecit zhvillohet ndeshja e futbollit midis Kurjanit dhe Kumanit. Ky takim mbyll fazën e ndeshjeve direkte për t’ia lënë radhën takimit final më datë 24 korrik, që siç dihet do të zhvillohet midis ekipit që zë vendin e parë dhe ekipit që zë vendin e dytë.

Dëgjesë Publike

Njoftohen të gjithë banorët e interesuar se ditën e enjte datë 30 qershor 2016, ora 11.oo në mjediset e Pallatit të Kulturës Roskovec, do të zhvillohet një dëgjesë publike lidhur me projektin e Bankës Botërore për financimin e sistemit të ujitjes në gjithë zonën e Bashkisë Roskovec.

Futboll

Ditën e premte datë 24 qershor 2016, ora 18.oo në fushën e bukur të Sukut do të zhvillohet ndeshja e radhës në futboll midis STRUMIT dhe ROSKOVECIT.
Ju bëjmë të ditur se ekipi i Strumit ka 4 pikë, kurse Roskoveci ka 6 pikë.

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak

Njoftohen të gjithë banorët që janë të interesuar se ditën e hënë më datë 13.6.2016, ora 15.00 zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak. Me interes në këtë mbledhje është miratimi i Projekt – Rehabilitimi Urban i 3 blloqeve të banimit në Bashkinë Roskovec. Gjithashtu do të diskutohet edhe projekti i Bankës Botërore për rehabilitimin e skemave ujitëse në territorin e Bashkisë sonë.

Jeni të ftuar të merrni pjesë.