Programet Sociale të Strehimit

Në mbështetje të ligjit Nr.9232 datë 13.05.2004 “Për Programet Sociale të Strehimit”, Neni 78, 83 pika 1 e tij, njoftohen të gjithë qytetarët e Bashkisë Roskovec që bëjnë pjesë në një nga kategoritë e mëposhtme për programet sociale të strehimit, të paraqiten pranë zyrës së Shërbimit Social, Bashkia Roskovec, për të tërhequr listën e dokumentacionit që duhet të dorëzojnë.
KATEGORITË :
1.PERSONAT ME STATUSIN E JETIMIT
2.PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR
3.FAMILJET E POLICËVE TË RËNË NË DETYRË
4.EMIGRANTËT E RIKTHYER
5.FAMILJET E KOMUNITETIT ROM
6.PUNONJËSIT E POLICISË SË SHTETIT
7.PUNËTORI EMIGRANT

NJOFTIM

Më datë 25.01.2017 ora 12: 00, në ambientet e Pallatit të Kulturës, do të organizohet një takim sensibilizues me temë “ Barazia Gjinore- Kundër Dhunës në Familje”.
Për një shoqëri pa dhunë! Për një të ardhme më të mirë!
Ju ftojmë të gjithë të merrni pjesë.

LISTAT PARAPRAKE TE ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE

Ju njoftojmë se në bazë të Kodit Zgjedhor, Bashkia Roskovec ka bërë publikimin e listave paraprake të zgjedhjeve Parlamentare që do të zhvillohen më datë 18/06/2017.
I lutemi të gjithë qytetarëve që kanë mbushur moshën për të votuar të verifikojnë emrin e tyre në këto lista dhe për çdo mungesë të emrit ose pasaktësi të të dhënave të paraqiten pranë zyrës së Gjëndjes Civile në Roskovec ose Njësive Administrative.

NJOFTIM

Njoftohen të gjitha familjet përfituese të Ndihmës Ekonomike të Bashkisë Roskovec, sot më datë 30.12.2016, ora 12.00, në sallën e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të bëhet shpërndarja e dekoderave për familjet që rezultojnë në këtë skemë.
Dekoderat do të tërhiqen me kartën e identitetit nga personi qe tërheq dhe merr në dorëzim Ndihmën Ekonomike.