Albanian Scholarship Effort (ASE) ka hapur zyrtarisht aplikimin për gjeneratën e parë të nxënësve shqiptarë! Nxënësit do të perfitojnë konsultim dhe mentorim falas 2 vjeçar nga lidera shqiptare internacional të cilët studiojnë ose kanë studiuar në institutet akademike internacionale me prestigjoze në botë!

Për çdo nxënës ambicioz dhe me nota të shkëlqyera nga mosha 12-17 vjeç të cilët dëshirojnë të studiojnë në institutet akademike më prestigjoze në botë dhe tregojnë potencialin për të qënë lider, nxitoni të aplikoni!

ASE tani ka edhe një website me më shume info mbi konsulentet dhe mbi programin: http://albanianscholarshipeffort.strikingly.com/

Ky është formulari i aplikimit; gjithashtu mund të gjendet edhe në faqen:
https://docs.google.com/…/1hVZMK_ocM2Y-KoGdWD6_Et…/viewform…

Kjo është paketa e informacionit e cila i shërben nxënësve shqiptarë, jo vetëm deri në moshën 15 por dhe deri në atë universitare. Është akoma në punë e sipër por shumica e informacionit është në të:
https://docs.google.com/…/1dASJsFbpX36KcBaUl5xZc7tkG4…/edit…

Për të gjithë nxënësit të cilët janë të interesuar për të aplikuar të paraqiten për me tepër informacion pranë zyrës së Menaxhimit të Projekteve Sociale, Bashkia Roskovec.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).