Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Ftesë për pjesëmarrje në kuadër të projektit Reload

Në kuadër të shpalljes së Thirrjes së II-të për projekt- propozime të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), Bashkia Roskovec në bashkëpunim me UNDP kanë kënaqësinë t’ju ftojë të bëheni pjesë e një takimi për përcaktimin e tre prioriteteve Thirrjen e II-të për projekt propozime që do të shpallet në Shkurt 2019.

Ky aktivitet organizohet me datë 04 Shkurt në orën 14.00, pranë Qendrës Social Komunitare Roskovec.

Në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile do të përcaktojmë 3 fushat prioritare bashkë me 2 nënprioritete për secilën. Prioritetet finale të përcaktuara në këtë takim do të jenë fushat e Thirrjen e II-të për projekt propozime që do të shpallet në Shkurt 2019.

Në bazë të dokumetave strategjikë të Bashkisë Bashkia Roskovec, pesë prioritetet strategjike të propozuata nga Bashkia Roskovec janë:

Prioriteti 1. Zhvillim i qendrueshëm i turizmit

Nënprioriteti 1: Krijimi i guidave dhe sinajistikave turistike

Nënprioriteti 2: Krijimi i strukturave informuese për mështetjen e turizmit

Prioriteti 2: Forcimi i demokracisë vendore, nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së komunitetit në vendimmarrje

Nënprioriteti 1: Krijimi dhe angazhimi i këshillave qytetarë

Nënprioriteti 2: Krijimi dhe angazhimi i grupeve rinore/ bordeve rinore

Prioriteti 3: Zhvillim ekonomik i qendrueshëm

Nënprioriteti 1: Mundësimi i kurseve profesionale, të çertifikuara

Nënprioriteti 2: Krijimi i bizneseve sociale me fokus gratë dhe grupet e marxhinalizuara

Prioriteti 4: Përfshirja sociale me fokus gratë dhe grupet në nevojë

Nënprioriteti 1: Aktivitete sociale me fokus gratë dhe grupet në nevojë

Nënprioriteti 2: Trajnime profesionale me fokus gratë dhe grupet në nevojë

Prioriteti 5: Zhvillim i qendrueshëm i bujqësisë

Nënprioriteti 1 Ndërgjegjësimi dhe krijimi i Grupeve Lokal të Veprimit sipas modelit LEADER

Nënprioriteti 2: Programe mbështetëse për fermerët dhe agrobizneset

Jeni të lutur të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj brenda datës 2 Shkurt 2019 në adresën e emailit: info@bashkiaroskovec.gov.al ose në adresën everina.tafa@gmail.com

Ju ftojmë të jepni kontributin tuaj në këtë takim.

Facebook
Facebook