Pallati i Kulturës mirëpriti trupën e aktorëve të Teatrit Bylis me shfaqjet e tyre “Zi më Zi “ dhe “Vëllazëri me Interes”, nga Kristo Floqi.
Shfaqjet jo vetëm synojnë të rikthejnë jetën artistike e kulturore në Roskovec por edhe ti afrojnë qytetarët më tepër me artin dhe kulturën e skenës. Ky aktivitet u organizua me iniciativën e Kryetares së Bashkisë znj.Majlinda Bufi, e cila ka qënë dhe është gjithmonë mbështetje për promovimin dhe nxitjen e artit dhe kulturës.
Këto shfaqje do të pasojnë me të tjera interpretime në Njësitë Administrative, për të gjithë ata qytetarë të cilët nuk mundën ti shijonin emocionet që dhuruan aktorët me profesionalizmin e tyre.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).