Barazia gjinore dhe kundër dhunës në familje

Ditën e mërkurë, më datë 21.12.2016, në ambientet e Pallatit të Kulturës do të organizohet takimi me temë “Barazia gjinore dhe kundra dhunës në familje”. Gjatë nënshkrimit të dokumentacionit përkatës do të krijohen edhe mekanizma vulnerabël të cilat do të punojnë për mbarëvajtjen e këtij proçesi . Ky takim do të orgnizohet në bashkëpunim me USAID\PNUD.
Le të punojmë të gjithë sëbashku për të përmirësuar të ardhmen e fëmijëve tanë, për një të ardhme pa dhunë.

Njoftim

Bashkia Roskovec ka hartuar një projekt për të rinjtë me synim pregatitjen dhe përfshirjen e tyre ne jetën sociale- kulturore dhe vendimmarrëse. Ftojmë të gjithë grupmoshat pre 13-18 vjeç të bëhen pjesë e këtij projekti. Qëllimi kryesor është krijimi i lider-ve të ardhshëm.
Për të tërhequr formularin e regjistrimit, ju lutemi të paraqiteni pranë Bibliotekës Publike Roskovec.
Ju ftojmë të gjithë të bëheni pjesë!

FTESË

Nën kujdesin e kryetares së Bashkisë znj.Majlinda Bufi, ditën e martë datë 20.12.2016, ora 11:00 në bibliotekën e qytetit organizohet promovimi i librit “Unë ministër…?!” të autorit Thoma Goga.
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të shfaqni mendimet tuaja.

DITA E GJUHËVE EUROPIANE

Shkolla e Gjuhëve të Huaja në Roskovec me mbështetjen dhe në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec, me rastin e Ditës së Gjuhëve Europiane, organizon disa veprimtari më datë 26 shtator 2016. Veprimtaria fillon në orën 10 -10.30 me sensibilizimin e qytetarëve për të mbajtur pastër qytetin. Punonjës të administratës dhe intelektualë do të shpërndahen nëpër rrugët e qytetit.
Në orën 12.oo në Pallatin e Kulturës Roskovec fillon koncerti artistik në të cilin do të vijojë dhurimi i librave në kuadër të projektit “Dhuro një libër-hap një dritare”.
Ejani dhe bëhuni pjesëmarrës në këto veprimtari. Jeni të mirëpritur.

Batalioni Partizan

Ditën e enjte, më datë 25 gusht 2016, ora 10oo në fshatin Suk do të përkujtohet dita e formimit të batalionit partizan “Tefik lapani”. Ftohen për të marrë pjesë pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, të veteranëve të lanc, banorë etj. Festimi i kësaj dite ka qenë në traditën e zonës së Roskovecit prandaj dhe këtë vit le ta ruajme dhe ta trashëgojmë këtë traditë.