Njoftim

Njoftohen të gjithë ish-naftëtarët dhe naftëtarët e bashkisë Roskovec , se ditën e premte ora 14:00, në sallën e Pallatit të Kulturës, do të organizohet një takim për të dhënë shpjegimet e duhura si dhe më tepër informacion rreth “ Statusit të Naftëtarit”. Të pranishëm do të jenë Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi, Drejtori Rajonal i Sigurimeve Shoqërore Fier z. Andius Olldashi si dhe Drejtori i Albpetrol z. Endri Puka.
Jeni të gjithë të mirëpritur të bëheni pjesë e këtij takimi.

FTESE PER PJESEMARRJE

Te rinjtë e Roskovecit!
Jeni nxënës 13-18 vjeç?
Doni të jeni më të përfshirë në komunitet?
Të praktikuarit e anglishtes është argëtuese për ju?
Në qoftë se e gjeni veten tek të treja këto pika, ejani nesër prej orës 14:30-16:00 pranë Qendrës Kulturore (ish-Kinemaja) Roskovec.
Pjesëmarrësit do te nisin me përcaktimin e qëllimeve dhe objektivave,të gjithë sëbashku,janë të mirëpritura te gjitha idet( sa me shumë të jetë e mundur). Të përmirësojmë komunitetit tonë, të hartojmë projekte si vullnetar,të zhvillojmë aftësitë tona në lidership dhe të përmirësojm të shprehurit në gjuhën angleze!
Mos harroni! Nesër në orën 2:30 tek Qendra Kulturore! Urojmë të gjejmë shumë prej jush atje!
” Ne nuk mund të ndërtojmë të ardhmen për të rinjt tanë- por ne mund të edukojmë te rinjt tanë per të ardhmen! – Presidenti i Amerikës Franklin D. Roosevelt

MBLEDHJE KESHILLIT BASHKIAK

Ju njoftojmë se ditën e Hënë, datë 20.02.2017 ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!

MBLEDHJE KESHILLIT BASHKIAK

Ju njoftojmë se ditën e Mërkurë, datë 25.01.2017 ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Ju rikujtojmë se mbledhjet e Këshillit Bashkiak janë të hapura dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë!

Programet Sociale të Strehimit

Në mbështetje të ligjit Nr.9232 datë 13.05.2004 “Për Programet Sociale të Strehimit”, Neni 78, 83 pika 1 e tij, njoftohen të gjithë qytetarët e Bashkisë Roskovec që bëjnë pjesë në një nga kategoritë e mëposhtme për programet sociale të strehimit, të paraqiten pranë zyrës së Shërbimit Social, Bashkia Roskovec, për të tërhequr listën e dokumentacionit që duhet të dorëzojnë.
KATEGORITË :
1.PERSONAT ME STATUSIN E JETIMIT
2.PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR
3.FAMILJET E POLICËVE TË RËNË NË DETYRË
4.EMIGRANTËT E RIKTHYER
5.FAMILJET E KOMUNITETIT ROM
6.PUNONJËSIT E POLICISË SË SHTETIT
7.PUNËTORI EMIGRANT