Kampionati i volejbollit Roskovec

Ditën e martë më 29 mars 2016 në ambjentet sportive të gjimnazit “Adem Vrapi” Roskovec u zhvillua kampionati i volejbollit për meshkuj midis shkollave të mesme në Bashkinë e Roskovecit. Të tri gjimnazet; ai I Roskovecit, Kurjanit dhe gjimnazi jopublik “Goja e Artë” e kishin vlerësuar aktivitetin. Ky aktivitet që u ndoq me shumë interesim nga nxënës, mësues e përfaqësues të bashkisë.
I pranishëm ishte dhe zëvendëskryetari z. Afrim Plaka.
Të gjitha ndeshjet u karakterizuan nga rivaliteti i madh. Të tri skuadrat hynin në fushë për të fituar trofeun që ishte një kupë simbolike. Në përfundim skuadra më e mirë u shpall ajo e shkollës së mësme “Didin Bishani” Kurjan, e cila fitoi kupën e këtij kampionati.

Emocionet e fitimit të trofeut në kampionatin e volejbollit midis gjimnazeve të Bashkisë Roskovec. Shkolla e mesme Kurjan FITUES

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).