Këtë të hënë është organizuar inagurimi i rikonstruksionit të shkollës “Zylyftar Veleshnja”, në fshatin Velmish, Bashkia Roskovec.
Një investim, i kryer në bashkëpunim të Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë Roskovec dhe që i mungonte prej vitesh kësaj shkolle qe po shkonte drejt degradimit. ✔️
Të pranishëm në inagurim ishin Zv. Kryetari i Bashkisë z. Maksim Goga, Drejtoresha e Zyrës Arsimore Vendore Roskovec zj. Brikena Hajdini, Drejtori i shkollës z. Gëzim Xhindi si dhe prindër e qytetarë.

Në fjalën përshëndetëse z. Goga u shpreh: “Rikonstruksioni i kësaj shkolle është një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia Roskovec.
Bashkia Roskovec do të vazhdoj të jetë gjithmonë pranë për të standardizuar infrastrukturën dhe përsosur shërbimet.” 
Gjatë fjalimit, Zv. kryetari e vlerësoi rolin e mësuesve në edukimin e gjeneratave të reja, me qëllim që ata të jenë konkurentë në tregun e dijes ndaj dhe mbështetja e Bashkisë Roskovec në drejtim të forcimit dhe mbrojtjes së dinjitetit të mësuesit do të jetë parësore.
#InagurimiShkollës #ZylyftarVeleshnja
#BashkiaRoskovec

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).