Ditën e djeshme më datë 22.02.2017, në ambientin e Pallatit të Kulturës, nën kujdesin e veçantë të Kryetares së bashkisë Roskovec znj. Majlinda Bufi u zhvillua takimi me gratë fermere. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe N/ Kryetarja e Bashkisë znj. Hava Begaj dhe disa gra fermere të zonës tonë.
Zona jonë është një zonë bujqësore dhe bashkia Roskovec që nga fillimi i aktivitetit të saj si bashki e madhe, i ka qendruar përherë pranë fermerëve. Këtë herë vëmendje të veçantë i është kushtuar grave fermere. Kryetarja e Bashkisë shprehu se do të jetë në mbështetje dhe përherë pranë tyre për çdo problem që ato kanë gjatë përditshmërisë të punës së tyre .

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).