Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

“Festa e Ullirit”

Bashkia e Roskovecit është bërë mikpritësja e “Festës së Ullirit”, në vitin e 4-të të organizimit të saj.
“Festa e Ullirit”, organizuar me iniciativën e veçantë të Kryetares së Bashkisë Roskovec zj. Majlinda Bufi, ka synim promovimin e prodhimit vendas, por edhe të traditës e monumenteve të kulturës.
Zona e Kurjanit është e njohur për rritje të bimëve të ullinjve dhe prandaj Bashkia Roskovec me qellim promovimin e ullinjëve si një nga vlerat më të rralla të kësaj zone, organizon për herën e katërt “Festën e Ullirit”,si një ngjarje e rëndësishme lokale dhe është e angazhuar plotësisht për të rritur ndërgjegjësimin për ruajtjen e vlerave natyrore dhe trashëgimisë kulturore dhe për t’i kthyer këto burime në një burim të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit.
📌Këtë vit “Festa e Ullirit” filloi me mini-maratonën 🏃‍♂️🏃‍♀️pranë qendrës së prodhimit të Sapunit Organik, me pjesëmarrjen masive të rinjëve dhe të rejave, dashamirës të sportit.
📌Mini-maratona u organizua nga organizata “Social Deveplopment Investment”, organizatë e cila zbaton në Roskovec projektin “Sapuni Organik Roskoveci”.
➡️Eventi vijoi në ambientet e rikonstrukturuara të Kishës 700-vjeçare “Shën Kolli”, nën tingujt e muzikës nga këngëtarët e njohur të zonës dhe panairin me produkte vendase të përgatituara me kujdes të veçantë nga banorët dhe nxënësit e shkollës “Didin Bishani”, Kurjan. 🙏
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues nga institucionet qendrore dhe vendore, përfaqësues të projekteve të ndryshme të cilat zbatohen në Bashkinë e Roskovecit, intelektual dhe qytetarë të shumët.
📌Në fjalën përshëndetëse Kryetarja e Bashkisë zj. Bufi u shpreh se synon mbështetjen e prodhuesve lokalë, në përmirësimin, diversifikimin dhe promovimin e produkteve autoktone, për zhvillimin e turizmit, si një element kryesor për zhvillimin e qendrueshëm të ekonomisë.✔️
#FestaUllirit
#FestëLokale
#ZhvillimiQendrueshëmTurizmit
#MiniMaratonë #SDI #Relaod
#BashkiaRoskovec
[lsvr_gallery images=”10769,10770,10771,10772,10773″ items_per_row=”4″ masonry=”yes” click_action=”lightbox”]

0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments
Facebook
Facebook
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x