Tashmë e kthyer në traditë, festa e Ullirit festohet për herë të dytë në Kurjan. Pranë kishës 700- vjeçare, kjo festë ka si qellim rilindjen dhe promovimin e traditës, vlerat më të mira të zonës sonë dhe turizmin.
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet Deputetët e qarkut Fier znj. Antoneta Dhima, z. Anduel Xhindi, Kryetarja e bashkisë Patos znj. Rajmonda Balilaj, Kryebashkiakia e Urës Vajgurore znj. Juliana Memaj, Prefekti i qarkut Fier z. Vasil Bregu, përfaqësues të Youth Act, përfaqësues të kishës, këngëtari i mirënjohur z. Petrit Lulo dhe shumë e shumë intelektual të zonës sonë dhe jo vetëm.
Fillimisht Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi së bashku më të ftuarit bën një vizitë në fabrikën e vajit të ullirit ku vëzhguan nga afër përpunimin e ullirit.
Festa më pas u zhvendos pranë kishës së “Shën Kollit” ku të pranishmit kaluan momente të bukura nën tigujt e muzikës dhe zërin e pa krahësueshëm të këngëtarit Petrit Lulo.
Festa ishte e mbushur me aktivitete të ndryshme si paniri me prodhime bujqësore – blektorale, promovimin e produkteve vendase, demostrimi i përfitimit të vajit me metodën e shtypjes me këmbë. Në panair ishin të pranishëm dhe disa nga pronarët e fabrikave të vajit dhe fermerë te ullirit.
Festën e gjallëruan dhe fëmijët të cilët kishin organizuar koreografi të ndryshme të veshura më veshje popullore.
Ta gëzojmë ndër vite Festën e Ullirit!

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).