NJË FITORE, NJË DHURATË

Dje ditën e hënë ekipi U-15 që drejton trajneri i pasionuar Eldison Kapo zhvilloi takimin e radhës me bashkëmoshatarët e tyre të Dragotit Elbasan. Me kohë fusha jonë e dashur ishte vizuar, ishin vënë edhe rrjetat e reja. Interesim i madh. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të pastra O-O.

Kurse pjesa e dytë filloi me sulme të organizuara nga të dyja palët. Por roskovecarët e vegjël u treguan më të kujdesshëm dhe që në minutat e para të pjesës së dytë shënojnë një gol të bukur. Ndërsa goli i dytë vjen pas një goditjeje të fortë. Portjeri mik nuk mundi ta presë e topi kthehet.

Një sulmues i Roskovecit nuk e kishte të vështirë ta çonte në rrjetë. E gjithë ndeshja u mbyll me rezultatin e pastër 3-O. Bravo çuna dhe mos harroni se në shpinë mbani emrin e ndritur RRUFEJA.

Ky takim ishte një nisje e bukur e sezonit futbollistik. Të shtunën më 28 maj fillon kupa “24 Korriku” që do t’i japë një shtyjtje lëvizjes sportive në Bashkinë e Roskovecit.

FUTBOLL – Kupa “24 Korriku”

Dje më datë 17 maj 2016 në Pallatin e Kulturës u zhvillua një ceremoni modeste sportive. Në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqësues nga njësitë administrative, sportdashës, drejtues dhe trajner ekipesh, nga shoqata RRUFEJA etj.

Ndodhej edhe zëvendëskryetari i Bashkisë Roskovec z. Afrim Plaka i cili përshëndeti edhe në emër të kryetares zj. Majlinda BUFI. Pastaj ai zbuloi kupën që mori emrin “24 Korriku”. Më pas u hodh një short për zgjedhjen e fanelave sipas ngjyrave. Katër futbollistë të vegjël mbanin veshur fanelat që u ekspozuan para publikut.

Drejtori i Kulturës Thoma Goga bëri publik edhe tekstin e hymnit RRUFEJA që do të kompozohet dhe do të transmetohet në ditën e festës 24 Korrik. Moderatorja e talentuar Stelina Myftarago, nxënëse në shkollën “Alush Grepcka”, zbuloi përmes një shorti me gogla takimet e para të kupës “24 Korriku”.

Këto takime që do të fillojnë më datë 28 maj 2016 do të përfundojnë me një finale në datë 24 korrik, ditën e festës së Bashkisë Roskovec midis ekipit që zë vendin e parë dhe atij të vendit të dytë. Në përfundim dy talentet e karatesë Nikita dhe Emanuel Kola, që kanë fituar një kupë në kompeticionet kombëtare, demonstruan numra karateje që u duartrokitën nga spektatorët.

Kurse sot më datë 18 maj 2016 një përfaqësi e komunitetit sportiv I dorëzoi zj. Majlinda BUFI fanelën me numrin 10 dhe emrin simbolik RRUFEJA.
Më poshtë po japim kalendarin e ndeshjeve deri në përfundim:

KALENDARI I NDESHJEVE TE FUTBOLLIT
– Dita e parë- 28 maj ora 17.oo
Roskoveci- Kurjani
– Dita e dytë- 4 qershor ora 17.oo
Strumi – Kumani
– Dita e tretë- 11 qershor ora 17.oo
Strumi- Kurjani
– Dita e katërt- 18 qershor ora 17.oo
Roskoveci – Strumi
– Dita e pestë- 25 qershor ora 17.oo
Kurjani – Kumani
– Dita e gjashtë – 2 korrik, ora 17.oo
Roskoveci – Kumani
– Ekipi që zë më shumë pikë zhvillon një ndeshje finale me ekipin e vendit të dytë
– Ndeshja finale do të zhvillohet në ditën e festës, më datë 24 korrik në Roskovec , ora 17.oo
– Nga kjo kupë do të mblidhen elementët më të mirë për të formuar ekipin RRUFEJA……

NXËNËSIT DHE GJIMNAZISTËT NË OLIMPIADË

Nxënësit e shkollës “Alush Grepcka” Roskovec filluan sot ditën e martë një olimpiadë me karakter fiskulturore-sportive. Drejtoria e shkollës kishte marrë masa për të krijuar një atmosferë festive. U ndezën pishtarët e olimpiadës si një tregues i vazhdimsisë së aktiviteteve që kjo shkollë organizon.

Edhe gjatë kësaj olimpiade parashikohen lojra të ndryshme; vrapime në natyrë, gara me bicikleta, gara e balonave më të bukura etj.

Edhe gjimnazistët e shkollës “Adem Vrapi” filluan disa veprimtari në kuadrin e një olimpiade fiskulturore-sportive. Kjo spartakiadë shton larminë e veprimtarive edukuese të brezit të ri.

SPARTAKIADË SPORTIVE

Shkollat 9-vjeçare që përfshinë Njësia Administrative Strum zhvilluan ditën e premte më datë 22 prill 2016 një spartakiadë sportive. Drejtoritë e shkollave dhe mësuesit e kishin vlerësuar këtë aktivitet që u ndoq me shumë interes nga nxënës e prindër.
Më poshtë po japim disa nga rezultatet e arritura:

Në volejboll për vajzat fituese është shkolla Suk 1.
Në volejboll për djem fituese është shkolla Strum.
Në atletikë për vajzat në 100 m fituese është shkolla Suk 1
Në atletikë për vajzat 400 m fituese është shkolla Suk 1.
Në atletikë për djem 100 m është shkolla Suk 2.
Në atletikë për djem 400 m është shkolla Suk 1 dhe Suk 2.
Në futboll fituan nxënësit e shkollës Suk 1.
Fotoreportazhi paraqet pamje nga zhvillimi i kësaj spartakiade.